Ndërlidhjet

Kina kërcënon me sanksione disa firma amerikane


Aeroplani F-16

Kina ka kërcënuar se do të vendosë sanksione ndaj firmave amerikane të përfshira në shitjen e aeroplanëve luftarakë F-16 në Tajvan, nëse Uashingtoni vazhdon zbatimin e marrëveshjes.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Geng Shuang i bëri thirrje SHBA-së, që të ndalojnë shitjet e armëve, dhe t'i jap fund kontaktit ushtarak me Tajvanin.

Qeveria amerikane ka miratuar marrëveshjen e mundshme prej 8 miliardë dollarësh që përfshin 66 aeroplanë ushtarakë.

Shitja e mundshme vjen mes tensioneve të vazhdueshme midis Uashingtonit dhe Pekinit, veçanërisht për shkak të tregtisë.

Agjencia amerikane për bashkëpunim në Siguri dhe Mbrojtje e njoftoi zyrtarisht Kongresin amerikan për planet e shitjes së aeroplanëve.

“Shitja është në interesin kombëtar të SHBA-së, dhe do të ndihmonte në përmirësimin e sigurisë së Tajvanit”, tha ajo.

Kina e konsideron Tajvanin si pjesë të territorit të saj. Ndërsa, Tajvani është i vetëqeverisur dhe de fakto i pavarur, por kurrë nuk e ka deklaruar zyrtarisht pavarësinë nga Kina.

XS
SM
MD
LG