Ndërlidhjet

Homofobia po rritet në disa vende evropiane


Pjesëmarrësit në Paradën e parë të Krenarisë të mbajtur në Prishtinë, valëvisin "Flamurin e Ylberit". Prishtinë, dhjetor, 2017.
Pjesëmarrësit në Paradën e parë të Krenarisë të mbajtur në Prishtinë, valëvisin "Flamurin e Ylberit". Prishtinë, dhjetor, 2017.

Homofobia është rritur në vendet evropiane që nuk i njohin ligjërisht marrëdhëniet e të njëjtës gjini, përderisa pranimi i homoseksualëve dhe lezbikeve është rritur në shtetet ku ata mund të martohen, thuhet në një hulumtim.

Shumica e vendeve evropiane panë një rritje të pranimit të marrëdhënieve ndërmjet të njëjtës gjini midis viteve 2002 dhe 2016, deklaruan studiuesit hungarezë që analizuan rezultatet nga Sondazhi Social Evropian, i cili përpilohet çdo dy vjet.

Sidoqoftë në Rusi, Bullgari, Lituani, Poloni dhe Ukrainë është shënuar rënie e nivelit të pranimit të homoseksualëve dhe lezbikeve gjatë periudhës 14-vjeçare.

"Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që ne mund të zbulojmë paragjykimet", tha Judit Takacs, studiues në Akademinë e Shkencave Hungareze dhe një nga autorët e studimit.

Martesa mes të njëjtës gjini është e ligjshme në 16 nga 48 vendet evropiane.

“Homofobia” është një term që i referohet frikës dhe paragjykimit irracional kundër personave homoseksualë.

XS
SM
MD
LG