Ndërlidhjet

Koreja e Veriut, e gatshme për të rinisur bisedimet me SHBA-në


Udhëheqësi verikorean, Kim Jong Un.
Udhëheqësi verikorean, Kim Jong Un.

Koreja e Veriut është e gatshme të rinisë bisedimet për çarmatosjen bërthamore me Shtetet e Bashkuara, tha zëvendësministrja e Jashtme e këtij vendi.

Choe Son-hui tha se verikoreanët janë të gatshëm të rifillojnë diskutimet "gjithëpërfshirëse" në një mjedis të dakorduar nga të dyja palët.

Deklarata e saj erdhi pasi sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, shfaqi shpresën për rinisjen e bisedimeve.

Pak orë pas deklartës së Choe, u raportua se dy raketa me rreze të shkurtër u lëshuan nga Koreja e Veriut.

Ushtria e Koresë së Jugut tha se raketat u hodhën nga provinca Pjongan dhe se fluturuan nëpër të gjithë vendin përpara se të binin në det.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se njoftimi i Koresë së Veriut është "interesant".

Trump dhe udhëheqësi verikorean, Kim Jong Un, janë pajtuar më 30 qershor për rinisjen e bisedimeve, të cilat kanë ngecur që nga takimi i tyre i dështuar në muajin shkurt.

Atëbotë, Trump e ka kundërshtuar kërkesën e Kimit për lehtësimin e sanksioneve në këmbim të çarmatimit të pjesshëm bërthamor.

Koreja e Veriut ka kryer disa teste raketash qëkur Trump ka folur për herë të fundit me Kimin në qershor.

Lexoni edhe këtë:

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG