Ndërlidhjet

Arabia Saudite prezanton "të dhëna" për sulmet në rafineritë e naftës


Pamje nga sateliti të rafinerive të sulmuara të naftës në Arabinë Saudite.
Pamje nga sateliti të rafinerive të sulmuara të naftës në Arabinë Saudite.

Ministria e Mbrojtjes në Arabinë Saudite ka prezantuar disa mbetje të dronëve dhe raketave, që sipas saj dëshmojnë përfshirjen e Iranit në sulmet e fundjavës në dy rafineri të naftës.

Ky shtet ka thënë se 18 dronë dhe disa raketa janë nisur nga një drejtim që nuk ka lidhje me Jemenin.

Rebelët huthi që janë aktivë në Jemen dhe mbështeten nga Irani, kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Irani ka mohuar çfarëdo përfshirje dhe ka paralajmëruar se do të hakmerret kundër secilës përgjigje ushtarake kundër tij.

Ministria saudite e Mbrojtjes ka thënë se pjesët e dëmtuara të pajisjeve tregojnë se “sulmi është sponsoruar nga Irani”.

Megjithatë, detajet se prej nga janë nisur sulmet, ende nuk janë bërë të ditura.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të mërkurën se i ka kërkuar Sekretarit të Thesarit, Steven Mnuchin për të “rritur" sanksionet e Shteteve të Bashkuara” ndaj Iranit, pas sulmeve në rafineritë saudite.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo pritet të takojë djalin e Mbretit Salman të mërkurën në Arabinë Saudite, Mohammed bin Salman, për të diskutuar strategjinë rreth kësaj çështjeje.

XS
SM
MD
LG