Ndërlidhjet

Lajme

A.Saudite kërkon që sjelljeve të Iranit t'iu vendoset një kufi

Mbreti Salman
Mbreti Salman

Arabisë Saudite përsëriti thirrjen ndaj bashkësisë ndërkombëtare "për të vendosur një kufi" në atë që e përshkroi si sjellje agresive, dhe "akte sabotimi" nga ana e Iranit, njoftuan mediat saudite.

Eksportuesi më i madh i naftës në botë, ka thënë se shenjat paraprake tregojnë se Irani duhet të fajësohej për sulmet mbi objektet e naftës saudite.

Arabia Saudite hedh poshtë pretendimet e rebelëve Huthi të Jemenit, të cilët e morën përgjegjesinë për sulmin.

Grupi gëzon përkrahjen e Iranit, mirëpo Teherani ka mohuar përfshirjen në sulm.

Mbreti Salman ka thënë në mbledhjen e kabinetit se sulmi paraqet një "përshkallëzim të rrezikshëm".

Më 14 shtator, ndodhën disa sulme në rafineritë e naftës në Arabinë Saudite.

Shtetet e Bashkuara fajësuan Iranin për sulmet përderisa ministria e Mbrojtjes në Arabinë Saudite ka prezantuar disa mbetje të dronëve dhe raketave, që sipas saj dëshmojnë përfshirjen e Iranit.

XS
SM
MD
LG