Ndërlidhjet

Një kosovar akuzohet në Gjermani për mbështetje të IS-it


Pamje arkivi nga Siria

Prokurorët gjermanë thanë se kanë akuzuar një burrë nga Kosova për mbështetje të grupit militant Shteti Islamik (IS) në Siri.

I dyshuari, i identifikuar vetëm si Hasan B., u akuza në Hamburg më 4 dhjetor, thanë të hënën prokurorët federalë.

Sipas deklaratës së tyre, ai është në paraburgim prejse është arrestuar në muajin qershor.

Prokurorët thanë se Hasan B. akuzohet për mbështetje të organizatës së huaj terroriste Shteti Islamik, duke lehtësuar transferimin e fondeve te një luftatër i saj në Siri, për njëmbëdhjetë herë në vitin 2016 dhe 2017.

Ai po ashtu akuzohet për transferim të parave te një shtetas maqedonas më 2015, për ta ndihmuar atë që të udhëtonte drejt Sirisë për të luftuar përkrah Shtetit Islamik.

Po ashtu në vitin 2015, i akuzuari thuhet se ka hapur një llogari për një anëtar të Shtetit Islamik në rrjetin social Facebook, duke e ndihmuar atë për shpërndarje të propagandës së grupit ekstremist.

Deklarata nuk jep detaje të tjera.

Që nga viti 2012, rreth 400 shtetas të Kosovës kanë shkuar në Siri dhe Irak për të luftuar në anën e Shtetit Islamik.

Dhjetëra prej tyre janë vrarë.

Lexoni edhe këto:

XS
SM
MD
LG