Ndërlidhjet

Beograd: Protestë para Ambasadës së Malit të Zi


Protesta para ambasadës së Malit të Zi.

Disa qindra njerëz po protestojnë para Ambasadës së Malit të Zi në qendër të Beogradit, për të kundërshtuar miratimin e Ligjit për Lirinë Fetare nga ana e parlamentit të Malit të Zi.

Protesta është organizuar nga Klubi Studentor i Fakultetit të Drejtësisë në Beograd.

Sot (27 dhjetor), para Ambasadës malazeze në Beograd u organizua gjithashtu një miting kundër Ligjit për Lirinë e Fetare, i organizuar nga lëvizja opozitare Dveri e udhëhequr nga Boshko Obradoviq.

Deputeti, Obradoviq u përlesh fizikisht me deputetët e pozitës në parlamentin e Serbi, pasi gjatë seancës, hyri me një pankartë në duar, për të protestuar ndaj faktit që Serbia nuk ka reaguar për miratimit e këtij ligji.

Përleshje fizike ndërmjet deputetëve serbë
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:01:43 0:00

Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar një projektligj për komunitetet fetare, i cili është kundërshtuar nga opozita pro-serbe, duke ngritur shqetësimin se ky dokument mund t’i heqë Kishës Ortodokse Serbe të drejtën mbi pronësinë e pronave që administron.

Gjatë ditës së enjte, qindra mbështetës të opozitës pro-serbe kanë dalë në rrugët e kryeqytetit, Podgoricë për të kundërshtuar projektligjin.

Kisha Ortodokse Serbe pretendon se ligji do t’i marrë asaj pronën, duke përfshirë manastiret dhe kishat, andaj planifikon të dërgojë ankesë në organizatat ndërkombëtare.

Zyrtarët malazezë kanë mohuar supozimin që kisha do të humbasë pronën që ka.

XS
SM
MD
LG