Ndërlidhjet

Trump shkarkon dy zyrtarë të lartë që dëshmuan kundër tij në Senat


Koloneli Alexander Vindman

Dy zyrtarë të lartë amerikanë që kishin dhënë dëshmi në Dhomën e Përfaqësuesve gjatë hetimeve ndaj presidentit Donald Trump, janë shkarkuar nga pozitat e tyre pas përfundimit të gjykimit, ku Trump u shpall i pafajshëm ndaj akuzave për abuzim të pushtetit dhe pengim të punës së Kongresit.

Koloneli Alexander Vindman me prejardhje nga Ukraina, që dëshmoi për telefonatën midis presidentit amerikan dhe atij të Ukrainës, u shkarkua nga pozita më 7 shkurt.

Në anën tjetër, Gordon Sondland, një donator i fuqishëm i Komitetit inagurues të Trumpit, tha përmes një njoftimi se Trump planifikon ta emërojë ambasador të SHBA-së në Bashkimin Evropian.

Të dy të lartëpërmendurit kishin dhënë dëshmi që konsiderohej e dëmshme ndaj argumenteve të presidentit Trump ku thuhej se nuk kishte të bënte asgjë me akuzat.

Trump kishte sulmuar publikisht kolonelin Vindman dhe ishte distancuar nga Sondland pas dëshmive të tyre. Zëdhënësja e administratës, Stephanie Grisham, kishte thënë më 6 shkurt se “ndoshta ata njerëz që nuk e kanë respektuar presidentin duhet ta paguajn”.

Përfaqësuesi i Demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Eliot Engel, tha se vendimi për të larguar Alexander Vindman është i turpshëm.

Senati i kontrolluar nga republikanët, ka votuar të mërkurën për ta shfajësuar Trumpin, në procesin e nisur nga demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve.

Kjo ka qenë vetëm hera e tretë në histori që një president amerikan është përballur me një proces të tillë.

Expose: Gjyqi i presidentëve të paprekshëm

Gjyqi i presidentëve të paprekshëm
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:09:56 0:00

XS
SM
MD
LG