Ndërlidhjet

Kombet e Bashkuara i frikësohen një gjakderdhjeje të re në Siri


Forcat qeveritare siriane në qytetin e Alepos.
Forcat qeveritare siriane në qytetin e Alepos.

Kombet e Bashkuara përsëritën thirrjen për ndaljen e veprimeve ushtarake në veri-perëndim të Sirisë.

Sipas Kombeve të Bashkuara ekziston frika se dhuna atje, mund të përfundojë me një “gjakderdhje”.

“Rreth 900.000 njerëz kanë ikur nga rajoni dhe rreth 60% prej tyre janë janë fëmijë”, tha zëdhënësi i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, Jens Laerke, (OCHA).

Dhuna në veri-perëndim të Sirisë ka shpërthyer, pasi forcat qeveritare të përkrahura nga Rusia dhe Irani, kanë zgjeruar fushatën e tyre, për të fituar kontrollin e bastionit të fundit që drejtohet nga rebelët në Siri.

Turqia, e cila mbështet rebelët anti-qeveritar, kërcënoi se do të "godasë kudo" nëse sulmohen trupat e saj.

Sipas Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut nga ofensiva e forcave qeveritare janë vrarë më shumë se 400 civilë që prej fillimit të muajit dhjetor 2019.

XS
SM
MD
LG