Ndërlidhjet

Rriten përpjekjet për pengimin e përhapjes së koronavirusit


Kinë

Vendet e goditura më së keqi nga koronavirusi janë duke i intensifikuar përpjekjet për frenimin e tij, pasi numri i rasteve të prekura në botë ka kaluar tashmë 80,000.

Në Korenë e Jugut, zyrtarët duan të kontrollojnë 250,000 anëtarë të një sekti, të identifikuar si vatër e koronavirusit.

Në Kinë, ku mbi 2,600 njerëz kanë vdekur, shkencëtarët kanë zhvilluar një vaksinë orale dhe pritet që së shpejti të kryejnë prova klinike.

Autoritetet kineze kanë ndaluar po ashtu konsumimin e kafshëve të egra.

Në Japoni, tregjet e aksioneve kanë rënë dukshëm të martën, nga frika se koronavirusi mund të përhapet më tej.

Autoritetet atje kanë kërkuar nga kompanitë që të shkurtojnë oraret e punës dhe të organizojnë më shumë telekonferenca, për të penguar përhapjen e koronavirusit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë të hënën se bota duhet të bëjë më shumë për t'u përgatitur për pandemi të mundshme.

OBSH-ja ka thënë se është ende herët që shpërthimi i koronavirusit të trajtohet si pandemi, por, sipas saj, vendet "duhet të jenë në fazën e përgatitjeve".

Koronavirusi, i identifikuar si Covid-19, besohet se e ka origjinën në provincën Hubei të Kinës.

Rastet e para atje janë shfaqur në dhjetor të vitit të kaluar.

Shenjat kryesore të infektimit me koronavirus janë temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.

Lexoni edhe këto:

XS
SM
MD
LG