Ndërlidhjet

Borrell: Veprimet e Turqisë janë pengesë për ndërtim të besimit


Shefi i bllokut evropian për Politkë të Jashtme, Josep Borrell.

Bashkimi Evropian mund të punojë me Turqinë për të diskutuar rreth konfliktit në Siri, ka thënë shefi i bllokut evropian për Politkë të Jashtme, Josep Borrell, pas takimit që ka pasur me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Megjithatë ai ka paralajmëruar se vendimi i Ankarasë për të hapur kufijtë me Evropë dëmton besimin.

“Veprimet e njëanshme të Turqisë janë pengesë për të zhvilluar marrëdhënie të besueshme, për të cilat kemi nevojë më shumë se kurrë më parë. Jetët e njerëzve nuk mund të vendosen në rrezik”, ka thënë Borrell në një postim në rrjetin social, Twitter pas dy ditëve të negociatave edhe me ministrin e Jashtëm dhe atë të Mbrojtjes së Turqisë.

A ka paguar BE-ja para për refugjatët në Turqi apo jo?

Të dyja palët kanë diskutuar mundësitë për ndihmë të BE-së ndaj Turqisë, “në mënyrë që të adresohen sfidat që dalin nga situata në Siri”, është thënë në një deklaratë të bllokut evropian.

Bashkimi Evropian në këmbim pret nga Ankaraja “të përmbushë obligimet” sipas marrëveshjes për migrim, që është nënshkruar mes BE-së dhe Turqisë më 2016.

Ky bllok ka njoftuar edhe për ofrim të 170 milionë eurove si ndihma humanitare për grupet më të ndjeshme të shoqërisë në Siri, duke përfshirë 60 milionë euro për krizën që ka prekur pjesën veriperëndimore të këtij shteti.

XS
SM
MD
LG