Ndërlidhjet

Ministri Veliu kërkon mbylljen e shkollave edhe në veri


Pamje nga një mbledhje e Qeverisë së Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Agim Veliu, kërkoi nga Policia e Kosovës që të ndërmarrë të gjitha masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në Kosovë, në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës, të datës 11 mars.

Në takim me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qelaj, Veliu kërkoi posaçërisht që të gjitha shkollat që funksionojnë në veri të Kosovës me plan dhe program të Serbisë, të mbyllen.

Siç njofton Ministria e Brendshme e Kosovës, tashmë janë ndërmarrë të gjitha masat për mbylljen e këtyre shkollave deri në vendimin e ardhshëm të Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka mbajtur të mërkurën një mbledhje të jashtëzakonshme, ku ka vendosur për pezullimin e mësimit në të gjitha shkollat publike dhe private, të të gjitha niveleve, deri më 27 mars.

Ky vendim është marrë si masë parandaluese kundër koronavirusit.

Me të rekomandohet po ashtu që një prind të lirohet nga puna.

Masat parashikojnë edhe anulimin e linjave ajrore dhe rrugore në vendet e goditura rëndë nga koronavirusi.

Bazuar në informacionet e Radios Evropa e Lirë nga terreni, mësimi në shkollat serbe në Kosovë, si në jug ashtu edhe në veri të Lumit Ibër, të enjten është zhvilluar normalisht.

Në Kosovë nuk ka ende raste të regjistruara të koronavirusit.

Më shumë në këtë temë:

XS
SM
MD
LG