Ndërlidhjet

Në Serbi nis gjendja e jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit


Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Përveç Kosovës që deri më tash ka regjistruar 13 raste të njerëzve të infektuar me koronavirus, edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor po përballen me rritje të përditshme të numrit të të infektuarve.

Aktualisht, vetëm Mali i Zi nuk ka asnjë rast të regjistruar.

Shqipëria ka 42 raste dhe një viktimë nga koronavirusi. Autoritetet atje kanë kufizuar dukshëm lëvizjen e qytetarëve, në përpjekje për të frenuar përhapjen e sëmundjes.

Në Maqedoninë e Veriut janë 18 raste të konfirmuara, ndërsa në Bosnje e Hercegovinë 24.

Në Serbi, ndërkaq, 55 pacientë janë duke luftuar me sëmundjen që e shkakton koronavirusi, COVID-19.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

“Do të mbyllemi për të shpëtuar jetët tona, për të shpëtuar prindërit tanë dhe pleqtë tanë”, ka thënë Vuçiq në një fjalim televiziv të dielën.

Ai ka thënë se nga 16 marsi, ushtria do t’i ruajë spitalet shtetërore, ndërsa policia do t’i monitorojë ata që janë të karantinuar ose në izolim, për 14 ose 28 ditë.

Ata që shkelin karantinën mund të përballen me burgim deri në tre vjet, ka paralajmëruar Vuçiq.

Përcilleni blogun e drejtpërdrejtë të Radios Evropa e Lirë në lidhje me koronavirusin.

XS
SM
MD
LG