Ndërlidhjet

OBSH-ja u bën thirrje vendeve të kryejnë sa më shumë teste të COVID-19


Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, u bëri thirrje qeverive në mbarë botën, që sa më shumë të testojnë njerëzit për të kuptuar nëse janë të infektuar me koronavirusin e ri.

OBSH ka dërguar 1.5 milion teste në 120 vende, tha ai, por paralajmëroi se bota nuk kishte kryer sa duhet testime, duke e quajtur atë "shtyllën kurrizore të ndalimit të përhapjes" së pandemisë.

Ai këshilloi vendet që të testojnë çdo rast të dyshuar të koronavirusit, dhe më pas të izolojnë rastet pozitive.

“Çdokush që është në kontakt me pacientët dy ditë para se të shfaqte simptoma, gjithashtu duhet të testohet”, tha ai.

Në mungesë të ambienteve spitalore për raste të buta, pacientët mund të kujdesen në shtëpi por pacientët nuk duhet të ndajnë një shtrat ose një banjë me anëtarët e familjes të pa infektuar, dhe ata duhet të kujdesen vetëm nga një anëtar i familjes, në mënyrë ideale dikush me shëndet të mirë.

Edhe pse ata të moshës mbi 60 vjeç janë më të rrezikuar, fëmijët gjithashtu kanë vdekur nga Covid-19, tha OBSH.

Më shumë lajme që lidhen me pandeminë e COVID-19 mund të lexoni KËTU

XS
SM
MD
LG