Ndërlidhjet

Në SHBA testohet vaksina kundër koronavirusit


Ilustrim
Ilustrim

Testimi i parë në njeri i vaksinës për mbrojtje nga koronavirusi ka nisur në Shtetet e Bashkuara.

Katër pacientë e kanë marrë dozën në spitalin kërkimor Kaiser Permanente në Sietëll, Uashington, raporton agjencia e lajmeve Associated Press.

Vaksina përmban një kod të padëmshëm gjenetik, të kopjuar nga virusi që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Ekspertët thonë se do të duhen disa muaj kohë për të kuptuar nëse kjo vaksinë do të funksionojë.

Personi i parë që e ka marrë dozën të hënën, ka qenë një grua 43-vjeçare nga Sietëll.

"Është një mundësi e mahnitshme për mua", tha Jennifer Haller për AP-në.

Mjeku John Tregoning tha se vaksina përdor “teknologjinë para-ekzistuese”.

“Është bërë me një standard shumë të lartë, duke përdorur gjëra që i dimë se janë të sigurta për t’u përdorur në njerëz. Ata që marrin pjesë në eksperimente, do të vëzhgohen nga afër”, tha ai.

Shkencëtarët në gjithë botën janë duke nxituar për gjetjen e vaksinës kundër koronavirusit, i cili, qysh në fund të vitit të kaluar, ka vrarë mbi 7,000 njerëz në gjithë botën.

Për të reja e fundit rreth koronavirusit, lexoni këtu.

XS
SM
MD
LG