Ndërlidhjet

Hoti: Kurti nuk ka shkarkuar Veliun, por veten e tij


Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, e ka cilësuar vendimin e kryeministrit Albin Kurti për shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe të Administratës Publike, Agim veliut, si mungesë totale të përgjegjësisë institucionale.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti, i cili vjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë që partia e tij, funksionin ndryshe, qoftë brenda subjektit politik qoftë edhe në institucione.

“Sot Kurti nuk e ka shkarkuar z.Veliu, por veten e tij, duke ikur kështu nga përgjegjësitë shtetërore ndaj qytetarëve në një moment të vështirë për të gjithë”, ka shkruar Hoti.

Ai gjithashtu ka theksuar që asnjë veprim i LDK-së që do të pasojë, nuk do të prekë mirëqenien e qytetarëve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar të mërkurën se ka shkarkuar nga detyra ministrin Veliu, pasi ky i fundit, për televizionin Klan Kosova, “u deklarua kundër qëndrimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme” për shkak të situatës me koronavirus dhe se Veliu ka përhapur panik, duke thënë se “numri i të prekurve po rritet prej ore në orë”.

Sipas Kurtit, “as Ministria e Shëndetësisë e as Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk kanë thënë se numri i të infektuarve me COVID-19 po rritet nga ora në orë”.

Gjatë ditës, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se shkarkimi i Agim Veliut nga pozita e ministrit të Brendshëm të Kosovës është “i papranueshëm”.

Mustafa kërkoi nga Kurti që të marrë vendim edhe për heqjen e taksës ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnja deri në fund të javës.

Lexoni edhe këtë:

XS
SM
MD
LG