Ndërlidhjet

Raka: Dy javët vendimtare për Kosovën


Lul Raka, mikrobiolog

Lul Raka, mikrobiolog, njëherësh koordinator i bashkëpunimit me Qendrën Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ka thënë se Kosova po futet në dy javët vendimtare sa i përket përhapjes së koronavirusit të ri.

“Po futemi në dy javët vendimtare për jetërat e më të dashurve tanë! Pasi që nuk kemi as vaksinë e as ilaç kundër koronavirusit, arma e vetme na mbetet diciplina dhe kujdesi!”, ka shkruar Raka në rrjetin social Twitter.

Aktualisht në Kosovë është raportuar për 24 persona të infektuar me koronavirusin e ri.

Autoritetet kanë shpallur gjendje emergjente të shëndetit publik, si dhe kanë marrë disa masa për të parandaluar përhapjen e virusit.

Ndëkohë, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, në gjithë botën, që nga paraqitja e parë e të infektuarve në dhjetor të vitit 2019, janë 275,434 raste të konfirmuara, të shëruar janë raportuar 88,256 raste, ndërkaq nga sëmundja Covic-2 që e shkakton virusi Sars-Cov-19 kanë vdekur 11,399 persona.

Live blog / Kosovë: 24 persona të infektuar me koronavirus

XS
SM
MD
LG