Ndërlidhjet

Europol: Si përfitojnë kriminelët nga pandemia COVID-19?


Ilustrim
Ilustrim

Qeveritë në gjithë Evropën janë duke rritur përpjekjet për të luftuar përhapjen globale të koronavirusit, në këtë krizë të pashembullt, duke marrë masa të ndryshme për të mbështetur sistemin publik të shëndetësisë, për të ruajtur ekonominë, sigurinë dhe rendin publik.

Në bazë të informacioneve të ofruara nga shtetet anëtare të BE-së dhe ekspertizës së brendshme, Europoli ka publikuar një raport që analizon zhvillimet aktuale që ndërlidhen me katër fusha kryesore të krimit.

Një numër i këtyre masave kanë rol të rëndësishëm në fushën e krimeve të organizuara. Kriminelët kanë qenë të shpejtë në kapjen mundësive për të shfrytëzuar krizën duke u përshtatur ose duke u përfshirë në aktivitete të reja kriminale. Faktorët që nxisin ndryshimet në krim dhe terrorizëm përfshijnë:

  • Kërkesa e lartë për disa mallra, pajisje mbrojtëse dhe produkte farmaceutike
  • Ulja e lëvizshmërisë dhe fluksit të njerëzve nëpër Bashkimin Evropian
  • Qytetarët janë duke qëndruar në shtëpi duke punuar përmes platformave digjitale
  • Kufizimet në jetën publike i bëjnë disa aktivitete më pak të dukshme dhe i zhvendosin në shtëpi përmes plaformave online
  • Rritje e frikës dhe ankthit që mund të rrisin ndjeshmërinë (rrezikshmërinë) ndaj shfrytëzimit
  • Ulja e furnizimeve të disa produkteve ilegale në BE-ja
  • Informacionet më të reja rreth koronavirusit i gjeni këtu.

Catherine De Bolle, drejtoreshë ekzekutive e Europol-it, tha se kriminelët janë duke shfrytëzuar mundësi alternative në kohën kur bota po përballet me pandeminë.

“Derisa shumë njerëz janë duke luftuar në krizën e pandemisë dhe duke iu ndihmuar viktimave, kriminelët janë duke shfrytëzuar mundësitë për mënyra të reja të krimit. Kjo është e papranueshme: këto aktivitete kriminale rrezikojnë jetët e njerëzve. Europoli është duke punuar tërë kohën për t’u ofruar siguri të gjithë qytetarëve”, tha De Bolle.

Ndërkaq, Komisionarja për Cështje të Brendshme në BE, Ylva Johansson, tha se BE-ja ka rritur përpjekjet për të ofruar siguri në këtë kohë krize.

“Unë e mirëpres raportin e Europolit për zhvillimet e fundit që ndërlidhen me pandeminë dhe fushat e krimit. BE-ja dhe shtetet anëtare kanë rritur përpjekjet për të ofruar siguri. Komisioni Evropian po e bën të gjithë atë që ka në fuqi për të mbështetur rendin dhe ligjin në këtë kërcënim të ri global”, tha Johansson.

Krimi kibernetik

Një numër i krimeve kibernetike kundër organizatave dhe individëve është rritur dhe pritet të shënojë rritje. Kriminelet kanë shfrytëzuar krizën me COVID-19 për të kryer sulme të inxhinierisë sociale me temë rreth pandemisë.

Kriminelët në internet gjithashtu shpesh shfrytëzojnë lidhjet e sistemeve të organizatave nëpër shtëpitë e punëdhënësve dhe të punonjësve.

Republika Ceke është përballur me një sulm të tillë në Spitalin Universitar Brno dhe është detyruar të mbyllë tërë sistemin e teknologjisë informative, të shtyjë intervenimet kirurgjike dhe të orientojë pacientët në spitalet më të afërta.

Mashtrimi

Mashtruesit kanë arritur që shumë shpejtë të përshtasin skemat e mashtrimit me anë të shfrytëzimit të frikës dhe ankthit të viktimave nga kriza e COVID-19. Një numër i madh i skemave të mashtrimit pritet të ndodhë në javët e ardhshme, thuhet në raport.

Shembull: Në një hetim të mbështetur nga Europoli, është zbuluar një transfer në vlerë prej 6.6 milionë dollarë nga një kompani në një kompani tjetër në Singapor, për blerjen e alkoolit dezinfektues dhe maskave, të cilat nuk u pranuan kurrë nga blerësi.

Mallra të falsifikuar dhe nën-standarde

Shitja e mallrave shëndetësore të falsifikuara dhe produkteve sanitare si dhe pajisjeve mbrojtëse, e atyre farmaceutike, ka shënuar rritje që nga shpërthimi i virusit. Falsifikuesit mund të shfrytëzojnë shkurtimin e produkteve në treg për të sjellë alternativa online dhe offline.

Më shumë se 34 mijë maska kirurgjike të falsifikuara janë konfiskuar nga autoritetet në botë si pjesë e operacionit PANGEA.

Krimi i organizuar në prona

Skema të ndryshme të krimeve që përfshijnë vjedhje, janë ndërmarrë nga kriminelët në situatën aktuale. Kjo përfshinë mashtrimet e njohura që përfshijnë falsifikimin e përfaqësuesve të autoriteteve publike. Lokalet tregtare dhe objektet mjekësore pritet të synohen gjithnjë e më shumë për vjedhjet e organizuara.

Përkundër masave të karantinimit në Evropë, kërcënimet nga krimi do të mbeten dinamike edhe përmes formave të reja të krijuara në situatë krizë si dhe pas saj.

Shumë shtete anëtare të BE-së kanë raportuar për krime të ngjashme të njohura si “Modus Operandi”. Kriminelët krijojnë qasje në shtëpi private duke u shtirur kinse janë ekipe mjekësore për të marrë informacione mbi higjienën apo për të kryer testin e koronavirusit.

Përgatiti: Flandra Marmullaku
XS
SM
MD
LG