Ndërlidhjet

Krasniqi: Pacientët me koronavirus janë në gjendje stabile


Klinika Infektive në QKUK.

Shumica e pacientëve me koronavirus të shtrirë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë në gjendje stabile shëndetësore, ndërkohë që vetëm tetë prej tyre janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë infektologu në Klinikën Infektive, Valbon Krasniqi.

“Gjendja në përgjithësi e pacientëve është stabile. Tetë prej tyre janë me oksigjenoterapi. Ajo që është më rëndësi të thuhet që stafi shëndetësor që është testuar dje të cilët kanë pasur kontakt me infermieren që rezultoi me pozitiv, i gjithë stafi kanë dal negativ me koronavirus”, tha Krasniqi.

Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, një ditë më parë ka regjistruar personin e parë të infektuar nga stafi shëndetësor me koronavirus.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Shëndetësisë Publike në Kosovë në Kosovë janë raportuar 88 persona të infektuar me Covid-19, sëmundje që shkakton koronavirusi i ri.

Deri më tani një pacient ka vdekur me koronavirus dhe një është shëruar.

Rastet e parë me koronavirus në Kosovës janë paraqitur më 13 mars.

Për lajmet e fundit rreth koronavirusit përcillni blogun e Radios Evropa e Lirë

XS
SM
MD
LG