Ndërlidhjet

Vuçiq: I gatshëm të bashkëpunoj me Prishtinën në luftimin e koronavirusit


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shprehu gatishmërinë e tij për, siç tha, bashkëpunim të plotë me autoritetet në Prishtinë, në luftën kundër koronavirusit.

Në një bisedë telefonike me shefin e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahir Tanin, Vuçiq shprehu shqetësimin e tij për përhapjen e koronavirusit në Kosovë, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Presidenca e Serbisë, të cilën e transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Beogradi është i vendosur për t’i ndihmuar serbët në Kosovë për të luftuar epideminë, tha Vuçiq.

Komuniteti serb në Kosovë i raporton rastet e të prekurve me koronavirus në Serbi.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka bërë të ditur se 27 persona nga mjediset serbe në Kosovë janë infektuar, ndërsa një ka humbur jetën.

Bëhet e ditur se Vuçiq dhe Tanin kanë biseduar edhe për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë.

XS
SM
MD
LG