Ndërlidhjet

OKB-ja bën thirrje për rritje të kujdesit ndaj migrantëve


Ilustrim.
Ilustrim.

Migrantëve pa dokumente, azilkërkuesve dhe viktimave të trafikimit në gjithë botën, duhet t’iu sigurohet qasje në kujdes shëndetësor dhe mirëqenie – pavarësisht statusit të tyre ligjor – për t’i mbrojtur ata nga pandemia me koronavirus, kanë thënë dy ekspertë të Kombeve të Bashkuara të hënën.

Migrantët që punojnë në sektorë si bujqësia shumë shpesh përballen me mungesë të mbrojtjes kundër sëmundjes, Covid-19, që shkakton koroanvirusi, derisa azilkërkuesit në qendra të ndalimit nuk mund të praktikojnë distancim fizik, kanë thënë raportuesit specialë të Kombeve të Bashkuara.

Muajin e kaluar, Portugalia ka thënë se të huajt që kanë aplikuar për shtetësi, përfshirë azilkërkuesit- do të trajtohen sikurse shtetasit tjerë të përhershëm deri të paktën në fillim të muajit korrik, ashtu që migrantëve t’iu garantohet qasje në shërbime publike gjatë shpërthimit.

Megjithatë, punëtorët shëndetësorë në Indi kanë shkaktuar zemërim javën e kaluar duke dezinfektuar një grup personash, përderisa rreth 1,000 migrantë afrikanë në Maltë janë futur në karantinë në detyrueshme të dielën, pasi tetë persona në kamp janë infektuar me koronavirusin e ri.

Numri i migrantëve dhe refugjatëve në botë ka prekur shifrën e 272 milionë personave vitin e kaluar – më shumë se 51 milionë më shumë në krahasim me fillimin e dekadës – ndërkohë që rreth 25 milionë persona në gjithë botën besohet se janë viktima të punës së detyrueshme, tregojnë të dhënat e fundit të Kombeve të Bashkuara.

Për më shumë lajme rreth koronavirusit vizitoni blogun e Radios Evropa e Lirë.

XS
SM
MD
LG