Ndërlidhjet

Vdes edhe një pacient me koronavirus në Kosovë


Prishinë

Një qytetar nga qyteti i Ferizajt është personi i 12 që ka vdekur pas infektimit me koronavirus në Kosovë.

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës njofton se S.M., 70 vjeç, ka vdekur pas disa ditëve në trajtim.

Bëhet e ditur se S.M ishte shtrirë në Klinikën Infektive më 12 prill dhe se, krahas koronavirusit, vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.

“Pacienti ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Në bazë të të dhënave të fundit, në Kosovë janë gjithsej 449 raste të të infektuarve me koronavirus, 12 raste të vdekjes dhe 79 të shëruar.

XS
SM
MD
LG