Ndërlidhjet

Shpërthimi i koronavirusit në Gjermani është “nën kontroll”


Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka thënë se shpërthimi i koronavirusit është nën kontroll, pas uljes së shkallës së infektimit.

Ashtu siç është përmendur edhe më parë, Spahn ka thënë se numri i personave të shëruar është më i madh sesa numri i infektimeve të reja, çka tregon se izolimi ka qenë i suksesshëm.

“Shpërthimi është bërë i kontrollueshëm dhe i menaxhueshëm sërish”, ka thënë ai në një konferencë për media, duke shtuar se sistemi shëndetësor “nuk ka qenë i stërngarkuar deri më tani”.

Të dhënat e publikuara nga Agjencia gjermane për Kontrollin e Sëmundjeve tregojnë se shkalla e infektimit është uluar për 0.7, që nënkupton se një person i infektuar ka bartur sëmundjen në më pak se një person tjetër.

Megjithatë, numri i fataliteteve është duke u rritur ende, ashtu sikurse shifrat e stafit të infektuar shëndetësor.

Gjermania është përgëzuar për përpjekjet agresive të testimit.

Sipas të dhënave të Unviersitetit Johns Hopkins, deri më tani ka regjistuar gati 138,000 raste të infektimit, dhe 3,868 vdekje si pasojë e koronavirusit të ri.

Për më shumë lajme rreth koronavirusit vizitoni blogun e Radios Evropa e Lirë.

XS
SM
MD
LG