Ndërlidhjet

Qeveritë diskutojnë mënyrat e daljes nga izolimi


Berlin, Gjermani

Qeveritë në gjithë botën janë duke diskutuar se kur dhe si t’i lehtësojnë masat e izolimit, të ndërmarra për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Shumë vende kanë shpallur izolime të detyrueshme, për të frenuar sëmundjen që ka prekur gati 2.3 milionë njerëz.

Përmes një deklarate të përbashkët, të lëshuar të shtunën, ministrat e Jashtëm të 13 vendeve, përfshirë Kanadanë, Brazilin, Italinë dhe Gjermaninë, kanë bërë thirrje për bashkëpunim global, për të lehtësuar ndikimin ekonomik të pandemisë.

“Është jetike që të punojmë së bashku për të shpëtuar jetë”, thanë ata.

Deklarata u mbështet edhe nga Britania, Franca, Indonezia, Meksika, Maroku, Peruja, Koreja e Jugut, Singapori dhe Turqia.

Sipas saj, vendet synojnë që “të koordinohen për shëndetin publik, udhëtimin, tregtinë, masat ekonomike dhe financiare”, në mënyrë që të rimëkëmben më fuqishëm.

Afro 157,000 njerëz në botë kanë vdekur si pasojë e COVID-19, sëmundjes që e shkakton koronavirusi.

Rastet e para me këtë sëmundje janë shfaqur në fund të vitit të kaluar në Kinë dhe më pas janë përhapur në mbi 180 vende të botës.

Aktualisht, numrin më të madh të të infektuarve dhe të viktimave e kanë Shtetet e Bashkuara.

Më shumë në këtë temë:

XS
SM
MD
LG