Ndërlidhjet

Rritet numri i të shëruarve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut


Shkup, 23 prill, 2020.

Maqedonia e Veriut ka shënuar numrin rekord të të shëruarve nga sëmundja COVID-19 brenda një dite.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 126 persona që janë shëruar nga koronavirusi, duke e çuar në 500 numrin e të shëruarve në nivel të Republikës.

Gjatë 24-orëve të fundit janë infektuar 19 persona, nga 335 teste të kryera ndërkohë që numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin në 1,386. Prej tyre,825 pacientë janë duke u trajtuar në institucione shëndetësore dhe në kushte shtëpiake.

Sa i përket viktimave, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për dy raste të reja, një në Shkup dhe një tjetër në Kumanovë. Dy personat sipas njoftimit kanë vuajtur edhe nga probleme tjera shëndetësore.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 62.

XS
SM
MD
LG