Ndërlidhjet

Johnson: Ky është një moment i rrezikut maksimal nga koronavirusi


Kryeministri britanik, Boris Johnson.

Mbretëria e Bashkuar është në momentin e rrezikut maksimal nga koronavirusi, tha kryeministri britanik, Boris Johnson, duke iu bërë thirrje njerëzve që të mos e humbasin durimin në izolim.

Komentet e Johnsonit janë të parat prejse është shëruar nga koronavirusi.

Ai tha se i kupton shqetësimet e pronarëve të bizneseve, që “mezi presin të marrë fund izolimi”, por, shtoi Johnson, lehtësimi i shpejtë i masave kufizuese mund të çojë në rritje të numrit të rasteve dhe të viktimave, si dhe në “katastrofë ekonomike”.

“Kërkoj nga ju që të keni durim”, tha Johnson.

“Ka shenja të vërtetë se tani jemi duke kaluar kulmin e sëmundjes”, tha ai, duke shtuar se në spitale ka më pak pranime të reja.

Në Mbretërinë e Bashkuar, mbi 20,700 pacientë kanë vdekur nga koronavirusi, ndërsa janë infektuar mbi 154,000.

Johnson është diagnostikuar me koronavirus më 27 mars. Më 12 prill ka dalë nga spitali, ku ka qëndruar për disa ditë.

XS
SM
MD
LG