Ndërlidhjet

Një test për antitrupa ndaj koronavirusit shfaq “zhvillim pozitiv”


Ilustrim.

Një test që synon të vërtetojë nëse njerëzit kanë qenë të infektuar me koronavirus në të kaluarën, është miratuar nga zyrtarët shëndetësorë në Angli.

Zyrtarë të Shëndetit Publik në Angli e kanë konsideruar testin për antirupa, të zhvilluar nga kompania farmaceutike zvicerane, Roche, si “zhvillim shumë pozitiv”.

Ky test i gjakut identifikon nëse janë zhvilluar antitrupa nga sistemi imunitar kur një person është infektuar me këtë virus.

Antitrupat zakonisht krijojnë një shkallë të imunitetit për një kohë.

Deri më tani, zyrtarët nuk kanë qenë shumë të sigurt për vërtetësinë e këtij lloj testi.

Profesori, John Newton, koordinator kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar për programin e testimit të koronavirusit, ka thënë: “Një testim i tillë, tejet specifik ndaj antitrupave është shumë i saktë sa i përket infektimit në të kaluarën”.

Gati 300,000 persona në gjithë botën është raportuar të kenë vdekur me koronavirus, derisa më shumë se 4.3 milionë persona janë infektuar nga ai.

XS
SM
MD
LG