Ndërlidhjet

Banka Botërore miraton kredinë milionëshe për Projektin e Emergjencës COVID-19


Ilustrim.
Ilustrim.

Ministria në detyrë e Financave dhe Transfereve në Kosovë ka bërë ditur se Asociacioni Zhvillimor Ndërkombëtar, pjesë e Bankës Botërore, ka miratuar të enjten kredinë për 46 milionë eurosh për “Projektin e Emergjencës COVID-19”.

“Projekti i Emergjencës COVID-19” është krijuar pas bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë në detyrë të Financave, Transfereve dhe Ministrisë në detyrë të Shëndetësisë dhe Bankës Botërore.

Sipas njoftimit për media, “mjetet financiare do të destinohen në parandalimin, zbulimin dhe reagimin ndaj kërcënimit të paraqitur nga COVID-19, duke mundësuar ndër të tjera, prokurimin e pajisjeve mjekësore, si dhe forcimin e sistemit shëndetësor publik duke i rritur kapacitetet e testimit dhe zgjerimin e kapaciteteve të Klinikës së Sëmundjeve Infektive”.

Për më tepër, në kuadër të kësaj kredie, do të mbështeten skemat e ndihmave sociale dhe amvisëritë sipas Pakos Emergjente Fiskale të Qeverisë së Republikës së Kosovës”.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, Kuvendi i Kosovës duhet të ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga ana e Kosovës, me dy të tretat e votave.

Andaj problematike konsiderohet miratimi i tyre, pas votimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë tashmë në detyrë të Kosovës, pasi kjo e fundit është sponsorja kryesore e ligjeve të cilat miratohen në kuvend.

XS
SM
MD
LG