Greqia shtyn masën e izolimit në kampet e migrantëve

Disa refugjatë sirianë duke u përpjekur të arrijnë në bregdetin grek nga Turqia. Foto nga arkivi.
Greqia e ka zgjatur deri më 7 qershor masën e izolimit të vendosur në kampet e mbipopulluara të migrantëve.
Këto kampe janë të izoluara që nga muaji mars.
"Masat kundër përhapjes së koronavirusit janë vazhduar për banorët e qendrave të pritjes dhe identifikimit në të gjithë vendin", tha ministria greke e Migracionit përmes një deklarate.
Qeveria greke nuk ka dhënë detaje pse është shtyrë masa e izolimit për kampet e migrantëve, derisa vendi ka lehtësuar masat kundër koronavirusit në fillim të muajit maj.
Shpërthimi i epidemisë ka ndikuar shumë pak në kampe.
Greqia ka regjistruar 168 të vdekur nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi.
Mirëpo, asnjë vdekje nuk është regjistruar deri më tani, në kampet e refugjatëve dhe migrantëve.
Sidoqoftë, testet masive për koronavirus në kampe kanë filluar në fillim të majit.
Vetëm dy migrantë që arritën në ishullin Lesbos, në fillim të majit, kanë rezultuar pozitiv në COVID-19. Ata u vendosën në karantinë, në një kamp të përkohshëm.
Por, organizatat e të drejtave të njeriut kanë shprehur frikën se të drejtat e migrantëve mund të cenohen nga kufizimet kundër koronavirusit.
Fotogaleri nga arkivi:
Dyndja e migrantëve nga Turqia në BE
1/12Migrantët arrijnë kryesisht me anije nga Turqia në bregdetin grek.
Turqia ka thënë se dhjetëra mijëra migrantë, kanë kaluar kufirin turk drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Kufiri i tyre i parë për në BE është Greqia, autoritetet e së cilës kanë thënë se nuk do të lejojnë që migrantët të hyjnë në territorin grek. Policia greke ka përdorur gaz lotsjellës dhe bomba tymi për të shpërndarë migrantët, që ishin në pikëkalimin kufitar në Kastanies.
2/12Migrantët nga Afganistani, ecin në bregdet pasi mbërritën pranë fshatit Skala Sikamias në Greqi.
Turqia ka thënë se dhjetëra mijëra migrantë, kanë kaluar kufirin turk drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Kufiri i tyre i parë për në BE është Greqia, autoritetet e së cilës kanë thënë se nuk do të lejojnë që migrantët të hyjnë në territorin grek. Policia greke ka përdorur gaz lotsjellës dhe bomba tymi për të shpërndarë migrantët, që ishin në pikëkalimin kufitar në Kastanies.
3/12Një burrë e bartë djalin e tij në një plazh afër fshatit Skala Sikamias.
Turqia ka thënë se dhjetëra mijëra migrantë, kanë kaluar kufirin turk drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Kufiri i tyre i parë për në BE është Greqia, autoritetet e së cilës kanë thënë se nuk do të lejojnë që migrantët të hyjnë në territorin grek. Policia greke ka përdorur gaz lotsjellës dhe bomba tymi për të shpërndarë migrantët, që ishin në pikëkalimin kufitar në Kastanies.
4/12Një foshnje qan ndërsa migrantët nga Afganistani mbërrijnë në territorin grek. Në mëngjesin e 1 marsit, Policia e Greqisë tha se “mbi 500 migrantë” kanë arritur në territorin e tyre.
Turqia ka thënë se dhjetëra mijëra migrantë, kanë kaluar kufirin turk drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Kufiri i tyre i parë për në BE është Greqia, autoritetet e së cilës kanë thënë se nuk do të lejojnë që migrantët të hyjnë në territorin grek. Policia greke ka përdorur gaz lotsjellës dhe bomba tymi për të shpërndarë migrantët, që ishin në pikëkalimin kufitar në Kastanies.
5/12Migrantët që ikin nga varfëria dhe lufta në Lindje të Mesme, synojnë që përmes Greqisë të kalojnë në vende tjera të Bashkimit Evropian.
Turqia ka thënë se dhjetëra mijëra migrantë, kanë kaluar kufirin turk drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Kufiri i tyre i parë për në BE është Greqia, autoritetet e së cilës kanë thënë se nuk do të lejojnë që migrantët të hyjnë në territorin grek. Policia greke ka përdorur gaz lotsjellës dhe bomba tymi për të shpërndarë migrantët, që ishin në pikëkalimin kufitar në Kastanies.
6/12Migrantët pas arritjes në Greqi. Ankaraja sinjalizoi se nuk do të ndalojë migrantët që të largohen nga territori i saj për në vendet evropiane.
Turqia ka thënë se dhjetëra mijëra migrantë, kanë kaluar kufirin turk drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Kufiri i tyre i parë për në BE është Greqia, autoritetet e së cilës kanë thënë se nuk do të lejojnë që migrantët të hyjnë në territorin grek. Policia greke ka përdorur gaz lotsjellës dhe bomba tymi për të shpërndarë migrantët, që ishin në pikëkalimin kufitar në Kastanies.
7/12Një burrë mban tre fëmijët e tij. Shumë kampe migrantësh në Greqi janë të mbipopulluara. Në ishujt grekë aktualisht ndodhen mbi 42,000 migrantë.
Turqia ka thënë se dhjetëra mijëra migrantë, kanë kaluar kufirin turk drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Kufiri i tyre i parë për në BE është Greqia, autoritetet e së cilës kanë thënë se nuk do të lejojnë që migrantët të hyjnë në territorin grek. Policia greke ka përdorur gaz lotsjellës dhe bomba tymi për të shpërndarë migrantët, që ishin në pikëkalimin kufitar në Kastanies.
8/12Migrantët nga Pakistani qëndrojnë në një rrugë në Turqi.
Turqia ka thënë se dhjetëra mijëra migrantë, kanë kaluar kufirin turk drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Kufiri i tyre i parë për në BE është Greqia, autoritetet e së cilës kanë thënë se nuk do të lejojnë që migrantët të hyjnë në territorin grek. Policia greke ka përdorur gaz lotsjellës dhe bomba tymi për të shpërndarë migrantët, që ishin në pikëkalimin kufitar në Kastanies.
9/12Migrantët ecin mes gazit lotsjellës në vendkalimin kufitar mes Turqisë dhe Greqisë.
Turqia ka thënë se dhjetëra mijëra migrantë, kanë kaluar kufirin turk drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Kufiri i tyre i parë për në BE është Greqia, autoritetet e së cilës kanë thënë se nuk do të lejojnë që migrantët të hyjnë në territorin grek. Policia greke ka përdorur gaz lotsjellës dhe bomba tymi për të shpërndarë migrantët, që ishin në pikëkalimin kufitar në Kastanies.
10/12Migrantë nga Afghanistani arrijnë në bregdetin grek.
Turqia ka thënë se dhjetëra mijëra migrantë, kanë kaluar kufirin turk drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Kufiri i tyre i parë për në BE është Greqia, autoritetet e së cilës kanë thënë se nuk do të lejojnë që migrantët të hyjnë në territorin grek. Policia greke ka përdorur gaz lotsjellës dhe bomba tymi për të shpërndarë migrantët, që ishin në pikëkalimin kufitar në Kastanies.
11/12Disa migrantë në afërsi të ishullit Lesbos. Banorët lokalë të ishujve kundërshtojnë ndërtimin e qendrave të reja për migrantë.
Turqia ka thënë se dhjetëra mijëra migrantë, kanë kaluar kufirin turk drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Kufiri i tyre i parë për në BE është Greqia, autoritetet e së cilës kanë thënë se nuk do të lejojnë që migrantët të hyjnë në territorin grek. Policia greke ka përdorur gaz lotsjellës dhe bomba tymi për të shpërndarë migrantët, që ishin në pikëkalimin kufitar në Kastanies.
12/12Një burrë mban fëmijën e tij gjatë ecjes në bregdetin grek, pas arritjes nga Turqia.
Turqia ka thënë se dhjetëra mijëra migrantë, kanë kaluar kufirin turk drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Kufiri i tyre i parë për në BE është Greqia, autoritetet e së cilës kanë thënë se nuk do të lejojnë që migrantët të hyjnë në territorin grek. Policia greke ka përdorur gaz lotsjellës dhe bomba tymi për të shpërndarë migrantët, që ishin në pikëkalimin kufitar në Kastanies.
Previous slide
Next slide
Më shumë se 33,000 azilkërkues jetojnë në pesë kampe në ishujt e Greqisë, ndërsa rreth 70,000 në pjesë të tjera të vendit.
Gjatë viteve të fundit Greqia ka shërbyer si një portë hyrëse për në Bashkimin Evropian, për më shumë se një milionë refugjatë sirianë dhe migrantë të tjerë.