Ndërlidhjet

Biden zotohet se do t’i shërojë “plagët racore” në SHBA


Joe Biden
Joe Biden

Në adresimin e parë të madh pas disa javësh, ish-nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u zotua se “nuk do t’iu fryejë flakëve të urrejtjes” nëse zgjidhet president, porse do të përpiqet “të shërojë plagët racore që kanë pllakosur" Shtetet e Bashkuara.

Biden, rivali i pritur i presidentit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA, i bëri komentet në Sallën e Qytetit në Filadelfia.

Ai iu referua trazirave aktuale në Shtetet e Bashkuara, që pasojnë vdekjen e afrikano-amerikanit George Floyd, gjatë arrestimit nga policia.

Incidenti ndodhi në Mineapolis të Minesotës, më 25 maj.

Demonstratat kanë qenë kryesisht paqësore, por policia në disa qytete ka përdorur forcë kundër gazetarëve dhe protestuesve, ndërsa demonstruesit janë përleshur me forcat e rendit.

Shumë qytete amerikane kanë vendosur orë policore.

Më 1 qershor, policia është detyruar të zmbrapsë protestuesit pranë Shtëpisë së Bardhë, në mënyrë që Trump të mund të shkonte në një kishë pranë.

Kisha ka pësuar dëme gjatë protestave të një dite më parë.

"Ky president sot është pjesë e problemit dhe e përshpejton atë", tha Biden dhe shtoi se Trump është "i konsumuar me egon e tij verbuese".

Trump ka paralajmëruar se do ta urdhërojë ushtrinë të veprojë në shtetet që refuzojnë të marrin masa më të ashpra kundër protestuesve rebelë, që kanë dalë në rrugë.

Më shumë në këtë temë:

XS
SM
MD
LG