Policia largon protestuesit para Shtëpisë së Bardhë
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ai po mobilizon të gjitha burimet federale, civile dhe ushtarake, për të ndaluar trazirat dhe plaçkitjet e gjera të nxitura nga vrasja e një personi me ngjyrë - të paarmatosur – gjatë ndalimit nga ana e policisë.
Trump tha më 1 qershor se ai do të vendosë forcat ushtarake amerikane, përveç nëse guvernatorët zbatojnë rekomandimin e tij, për të vendosur Gardën Kombëtare, në numër të mjaftueshëm për të "dominuar situatën ".
Presidenti mund të përdorë Aktin e Kryengritjes të epokës së luftës civile për të vendosur në rrugë ushtarët amerikanë.
Akti lejon vendosje të tilla për qëllime të zbatimit të ligjit në raste ekstreme.
Vendosjet e mëparshme të trupave amerikane në tokën amerikane, kanë ndodhur kryesisht për të ndihmuar amerikanët në raste urgjente, siç janë fatkeqësitë natyrore, dhe kanë ndodhur vetëm në koordinim me zyrtarë shtetërorë dhe lokalë.
Trump gjithashtu shprehu keqardhje për vandalizmin që ndodhi më 31 maj në Uashington dhe gjetkë.
Afrikano-amerikani, George Floyd, 46 vjeç, vdiq javën e kaluar, pasi u ndalua nga oficerët policorë - njëri prej të cilëve i bëri presion me gju në qafë.
Të hënën, qindra njerëz u tubuan në një park pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington, për të protestuar për vdekjen e afrikano-amerikanit në Mineapolis të Minesotës.
Policia u rreshtua përgjatë hyrjes së parkut ndërsa protestuesit brohorisnin “jeta e afrikano-amerikanëve ka vlerë”, “duart lart, mos qëllo” dhe “pa drejtësi nuk ka paqe”.
Policët përdorën gaz lotsjellës pasi disa protestues hodhën shishe të plastikës në drejtim të tyre.
Si filluan trazirat?
Disa video të publikuara treguan sesi një polic i bardhë, gjatë arrestimit të George Floyd, bëri presion me gju në qafën e tij, teksa ka tentuar ta arrestojë, ndërsa Floyd dëgjohej duke bërtitur "të lutem, nuk mund të marr frymë" dhe "mos më vrit".
George Floyd më vonë ka vdekur në spital. Videoja e incidentit nuk tregon se si nisi konfrontimi.
Katër oficerët e përfshirë në çështjen Floyd janë pushuar nga puna. Ndaj policit që shihej tek bënte presion me gju në qafën e viktimës, është ngritur kallëzim penal.
Vdekja e Floyd-it është ngjarja e fundit në një seri rastesh të ngjashme të brutalitetit të policisë ndaj njerëzve me ngjyrë, përfshirë shumë raste të kapura tjera të cilët kalimtarët i kanë incizuar me telefonat e tyre dhe më pas janë publikuar nga mediat.
Trazirat filluan në Mineapolis dhe u përhapën në të gjithë SHBA-në që nga vdekja e Floydit më 25 maj.
Protestat pas vdekjes së George Floyd
1/18Në Mineapolis, policia i detyroi të shtrihen në tokë disa motoristë. Protestat ndaj vdekjes së George Floyd, 46 vjeç, kanë vazhduar për ditë të tëra.
Në disa qytete të Shteteve të Bashkuara vazhduan protestat për vdekjen e një afrikano-amerikani në Mineapolis të Minesotës. Qindra njerëz u mblodhën në një park pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Protesta kishte edhe në Gjermani dhe Britaninë e Madhe. George Floyd, 46 vjeç, vdiq javën e kaluar, pasi u ndalua nga oficerët policorë - njëri prej të cilëve i bëri presion me gju në qafë.
2/18Protesta në Mineapolis.

3/18Një protestuese bën shenjën e zemrës ndërsa proteston pas shtetrrethimit në Mineapolis.
Në disa qytete të Shteteve të Bashkuara vazhduan protestat për vdekjen e një afrikano-amerikani në Mineapolis të Minesotës. Qindra njerëz u mblodhën në një park pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Protesta kishte edhe në Gjermani dhe Britaninë e Madhe. George Floyd, 46 vjeç, vdiq javën e kaluar, pasi u ndalua nga oficerët policorë - njëri prej të cilëve i bëri presion me gju në qafë.
4/18Vizitorët bëjnë homazhe për George Floyd, afër vendit ku ai vdiq ndërsa ishte në paraburgim policor.
Në disa qytete të Shteteve të Bashkuara vazhduan protestat për vdekjen e një afrikano-amerikani në Mineapolis të Minesotës. Qindra njerëz u mblodhën në një park pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Protesta kishte edhe në Gjermani dhe Britaninë e Madhe. George Floyd, 46 vjeç, vdiq javën e kaluar, pasi u ndalua nga oficerët policorë - njëri prej të cilëve i bëri presion me gju në qafë.
5/18Policët ndërhyjnë ndaj protestuesve pasi ata ndezën zjarr në disa makina pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Afrikano-amerikani, George Floyd, 46 vjeç, vdiq javën e kaluar, pasi u ndalua nga oficerët policorë - njëri prej të cilëve i bëri presion me gju në qafë.
Në disa qytete të Shteteve të Bashkuara vazhduan protestat për vdekjen e një afrikano-amerikani në Mineapolis të Minesotës. Qindra njerëz u mblodhën në një park pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Protesta kishte edhe në Gjermani dhe Britaninë e Madhe. George Floyd, 46 vjeç, vdiq javën e kaluar, pasi u ndalua nga oficerët policorë - njëri prej të cilëve i bëri presion me gju në qafë.
6/18Qindra njerëz u mblodhën në një park pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington duke brohoritur: “jeta e afrikano-amerikanëve ka vlerë”, “duart lart, mos qëllo” dhe “pa drejtësi nuk ka paqe”.
Në disa qytete të Shteteve të Bashkuara vazhduan protestat për vdekjen e një afrikano-amerikani në Mineapolis të Minesotës. Qindra njerëz u mblodhën në një park pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Protesta kishte edhe në Gjermani dhe Britaninë e Madhe. George Floyd, 46 vjeç, vdiq javën e kaluar, pasi u ndalua nga oficerët policorë - njëri prej të cilëve i bëri presion me gju në qafë.
7/18Protestuesit vrapojnë pas ndërhyrjes së policisë në Uashington.
Në disa qytete të Shteteve të Bashkuara vazhduan protestat për vdekjen e një afrikano-amerikani në Mineapolis të Minesotës. Qindra njerëz u mblodhën në një park pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Protesta kishte edhe në Gjermani dhe Britaninë e Madhe. George Floyd, 46 vjeç, vdiq javën e kaluar, pasi u ndalua nga oficerët policorë - njëri prej të cilëve i bëri presion me gju në qafë.
8/18Protestuesit ndezën zjarr, derisa qëndruan në afërsi të Shtëpisë së Bardhë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e cilësoi vdekjen e Floydit si "tragjedi të rëndë" që e ka mbushur vendin me zemërim dhe pikëllim, por tha se administrata e tij nuk do të tolerojë që demonstratat të shndërrohen në dhunë.
Në disa qytete të Shteteve të Bashkuara vazhduan protestat për vdekjen e një afrikano-amerikani në Mineapolis të Minesotës. Qindra njerëz u mblodhën në një park pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Protesta kishte edhe në Gjermani dhe Britaninë e Madhe. George Floyd, 46 vjeç, vdiq javën e kaluar, pasi u ndalua nga oficerët policorë - njëri prej të cilëve i bëri presion me gju në qafë.
9/18Një fëmijë mban një letër me mbishkrimin "Drejtësi" ndërsa sheh jashtë dritares së një makine që kalon para protestuesve në Riçmond të SHBA-së.
Në disa qytete të Shteteve të Bashkuara vazhduan protestat për vdekjen e një afrikano-amerikani në Mineapolis të Minesotës. Qindra njerëz u mblodhën në një park pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Protesta kishte edhe në Gjermani dhe Britaninë e Madhe. George Floyd, 46 vjeç, vdiq javën e kaluar, pasi u ndalua nga oficerët policorë - njëri prej të cilëve i bëri presion me gju në qafë.
10/18Në Nju Jork, njerëzit vrapojnë me gjësende nga një dyqan i duhanit, të cilin e kishin thyer para se të arrinte policia.
Në disa qytete të Shteteve të Bashkuara vazhduan protestat për vdekjen e një afrikano-amerikani në Mineapolis të Minesotës. Qindra njerëz u mblodhën në një park pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Protesta kishte edhe në Gjermani dhe Britaninë e Madhe. George Floyd, 46 vjeç, vdiq javën e kaluar, pasi u ndalua nga oficerët policorë - njëri prej të cilëve i bëri presion me gju në qafë.
11/18Policët duke e arrestuar një të dyshuar gjatë trazirave në Nju Jork.
Në disa qytete të Shteteve të Bashkuara vazhduan protestat për vdekjen e një afrikano-amerikani në Mineapolis të Minesotës. Qindra njerëz u mblodhën në një park pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Protesta kishte edhe në Gjermani dhe Britaninë e Madhe. George Floyd, 46 vjeç, vdiq javën e kaluar, pasi u ndalua nga oficerët policorë - njëri prej të cilëve i bëri presion me gju në qafë.
12/18Një burrë i bardhë dhe një tjetër me ngjyrë mbajnë duart me njëri-tjetrin në Karolinën Veriore .
Në disa qytete të Shteteve të Bashkuara vazhduan protestat për vdekjen e një afrikano-amerikani në Mineapolis të Minesotës. Qindra njerëz u mblodhën në një park pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Protesta kishte edhe në Gjermani dhe Britaninë e Madhe. George Floyd, 46 vjeç, vdiq javën e kaluar, pasi u ndalua nga oficerët policorë - njëri prej të cilëve i bëri presion me gju në qafë.
13/18Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Nju Jork.
Në disa qytete të Shteteve të Bashkuara vazhduan protestat për vdekjen e një afrikano-amerikani në Mineapolis të Minesotës. Qindra njerëz u mblodhën në një park pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Protesta kishte edhe në Gjermani dhe Britaninë e Madhe. George Floyd, 46 vjeç, vdiq javën e kaluar, pasi u ndalua nga oficerët policorë - njëri prej të cilëve i bëri presion me gju në qafë.
14/18Pjesëtarët me uniformë të Shërbimit të Inteligjencës së SHBA-së qëndrojnë para protestuesve pranë Shtëpisë së Bardhë.
Në disa qytete të Shteteve të Bashkuara vazhduan protestat për vdekjen e një afrikano-amerikani në Mineapolis të Minesotës. Qindra njerëz u mblodhën në një park pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Protesta kishte edhe në Gjermani dhe Britaninë e Madhe. George Floyd, 46 vjeç, vdiq javën e kaluar, pasi u ndalua nga oficerët policorë - njëri prej të cilëve i bëri presion me gju në qafë.
15/18Gjatë fundjavës, demonstrues në Gjermani u mblodhën po ashtu për të shfaqur mbështetje për protestat.
Në disa qytete të Shteteve të Bashkuara vazhduan protestat për vdekjen e një afrikano-amerikani në Mineapolis të Minesotës. Qindra njerëz u mblodhën në një park pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Protesta kishte edhe në Gjermani dhe Britaninë e Madhe. George Floyd, 46 vjeç, vdiq javën e kaluar, pasi u ndalua nga oficerët policorë - njëri prej të cilëve i bëri presion me gju në qafë.
16/18Protesta mbështetjeje kishte edhe para ambasadës së SHBA-së në Berlin.
Në disa qytete të Shteteve të Bashkuara vazhduan protestat për vdekjen e një afrikano-amerikani në Mineapolis të Minesotës. Qindra njerëz u mblodhën në një park pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Protesta kishte edhe në Gjermani dhe Britaninë e Madhe. George Floyd, 46 vjeç, vdiq javën e kaluar, pasi u ndalua nga oficerët policorë - njëri prej të cilëve i bëri presion me gju në qafë.
17/18Në Britaninë e Madhe qindra njerëz u mblodhën në mbështetje të protestuesve në SHBA.
Në disa qytete të Shteteve të Bashkuara vazhduan protestat për vdekjen e një afrikano-amerikani në Mineapolis të Minesotës. Qindra njerëz u mblodhën në një park pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Protesta kishte edhe në Gjermani dhe Britaninë e Madhe. George Floyd, 46 vjeç, vdiq javën e kaluar, pasi u ndalua nga oficerët policorë - njëri prej të cilëve i bëri presion me gju në qafë.
18/18Protesta në Britaninë e Madhe.

Previous slide
Next slide
Biden: Do të merrem me "racizmin institucional"
Në një reagim ndaj krizës, ish nënpresidenti amerikan, Joe Biden, njëherësh kandidat i demokratëve për president në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, u zotua se do të adresojë “racizmin institucional në 100 ditët e tij të para në detyrë”.
Pa ofruar detaje, Biden premtoi se do të merrej me këtë çështje dhe të krijonte një organ mbikëqyrës për policinë në 100 ditët e tij të para në detyrë, nëse zgjidhet president.
Në New York, guvernatori demokrat, Andrew Cuomo, hodhi poshtë thirrjen e Trumpit për të vendosur trupat ushtarake.
"Unë them faleminderit, por jo faleminderit," tha Cuomo në CNN më 1 qershor.
Më herët, presidenti amerikan, Donald Trump i ka cilësuar guvernatorët e Shteteve të Bashkuara si “të dobët” dhe u ka bërë thirrje që të autorizojnë veprime më të ashpra për të ndalur protestat.
“Duhet të arrestoni njerëzit, duhet të ndjekni njerëzit, duhet t’i burgosni për 10 vjet dhe nuk do të shihni më kurrë diçka të tillë”, është cituar të ketë thënë ai, sipas një audio-incizimi të siguruar nga rrjeti CBS News.
Të hënën u publikuan rezultatet e një autopsie të porositur nga familja Floyd, rezultatet e së cilës thanë se George Floyd ka vdekur nga asfiksia.
Ai ka vdekur për shkak të presionit që i është bërë në qafë nga zyrtarë policorë, kanë thënë ekspertë mjekësorë të angazhuar nga familja e tij.
Të gjeturat dallojnë nga autopsia zyrtare e kryer nga ekspertë mjekësorë të qarkut të Mineapolis.
Reagime nga BE-ja
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, u tha gazetarëve më 2 qershor se "sikurse njerëzit e Shteteve të Bashkuara, edhe ne jemi të tronditur dhe tmerruar nga vdekja e George Floyd", ndërsa paralajmëroi që zyrtarët ligjorë nuk duhet të përdorin "kapacitetet e tyre në mënyrën që janë përdorur në këtë rast".
"Ky është një abuzim i pushtetit dhe kjo duhet të denoncohet," tha ai, duke shtuar se të gjitha shoqëritë "duhet të qëndrojnë vigjilente ndaj përdorimit të tepërt të forcës" dhe të sigurojnë që puna e policisë të bëhet duke respektuar rregullin e ligjit dhe të drejtat e njeriut.