Ndërlidhjet

Vëllai i Floydit: Ndalojeni dhimbjen e afrikano-amerikanëve


Vdekja e George Floydit ka shkaktuar protesta kundër racizmit në gjithë botën.
Vdekja e George Floydit ka shkaktuar protesta kundër racizmit në gjithë botën.

Një nga vëllezërit e afrikano-amerikanit George Floyd, i cili ka vdekur gjatë arrestimit nga policia në Mineapolis të Shteteve të Bashkuara, kërkoi nga Kongresi amerikan që “të ndalojë dhimbjen” e njerëzve me ngjyrë, të shkaktuar nga dhuna e policisë.

Vdekja e Floydit më 25 maj ka shkaktuar protesta globale kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë.

Philonise Floyd foli të mërkurën para Komitetit për Drejtësi të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së.

“Jam këtu për t’ju kërkuar që ta ndaloni. Ndaloni dhimbjen”, tha Philonise Floyd.

“George ka kërkuar ndihmë dhe është injoruar. Ju lutem dëgjojeni thirrjen që po e bëj tani, thirrjen e familjes sonë dhe thirrjet nga rrugët e botës”, tha ai.

George Floyd është ndaluar nga policia nën dyshimet se ka krijuar një faturë të rreme në vlerë prej 20 dollarësh.

Ai ka vdekur pasi një oficer i bardhë i policisë e ka shtypur me gju në pjesën e prapme të kokës.

Incidenti është filmuar nga kalimtarët dhe është shpërndarë në internet.

Këtë javë, kryetari i Komitetit për Drejtësi i Dhomës së Përfaqësuesve, Jerrold Nadler, ka thënë se "për çdo incident nga forca e tepërt që përbën tituj, e vërteta e shëmtuar është se ka të tjerë të panumërt për të cilët nuk dëgjojmë kurrë."

"Ky është një problem sistematik që kërkon një zgjidhje gjithëpërfshirëse", ka thënë ai.

Më shumë në këtë temë:

XS
SM
MD
LG