Ndërlidhjet

Shtetasit e Kosovës mund të hyjnë në Maqedoninë e V. vetëm me test të COVID-19


Foto ilustrim.
Foto ilustrim.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ka miratuar vendimin, sipas të cilit shtetasit e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës, nga dita e enjte, gjatë hyrjes në këtë shtet, duhet të kenë testin e koronavirusit, jo më të vjetër se 72 orë. Testi nuk është i nevojshëm për shtetasit e kwtyre vendeve që kalojnw tranzit nëpër Maqedoninw e Veriut, në një interval prej 5 orësh.

“Informacionet që kemi siguruar tregojnë se në këto shtete numri i infektuarve është vërtetë i madh. Ne, duhet të mbrohemi. Kjo është masë e duhur për të mbrojtur qytetarët tanë. Mendoj se kemi pasqyrë më stabile të gjendjes epidemiologjike. Analizat e fundit kanë treguar se kurba po bie vazhdimisht. Duhet të mbrohemi nga rastet importuese apo pacientë bartës të virusit”, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut të mërkurën ka regjistruar 8 të vdekur dhe 163 të infektuar nga testimi i 1794 mostrave.

Viktimat janë; 6 nga Shkupi, 1 nga Tetova dhe 1 Dibra. Numri i përgjithshëm i vdekurve nga COVID-19 ka arritur në 359.

Sa i përket të infektuarve, numri më i madh i tyre është regjistruar në Shkup gjithsej 87 raste, në Tetovë 16 raste ndërsa numër më i vogël i të infektuarve në 15 qytete tjera.

Ndërkohë që të shëruar, sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë të mërkurën janë evidentuar 230 persona, shifër kjo më e larta që nga paraqitja e virusit.

Nga testimi i 71,220 mostrave deri tani kanë rezultuar 7,406 persona të infektuar, prej tyre; 3493 janë aktiv ndërsa 3554 janë shëruar.

XS
SM
MD
LG