Ndërlidhjet

Tetë viktima dhe 207 raste të reja me koronavirus në Kosovë


Prishtinë
Prishtinë

Në Kosovë u regjistruan të enjten 207 raste të reja me koronavirus, njoftoi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK).

Rastet e reja rezultuan nga testimi i 401 mostrave.

Në bazë të njoftimit të IKSHPK-së, në 24-orëshin e fundit tetë pacientë kanë humbur jetën.

Numri i përgjithshëm i viktimave të enjten është 94, ndërsa një ditë më parë ka qenë 86.

Komuna e Prishtinës ka numrin më të madh të rasteve të reja pozitive: 77.

Pas saj vijnë: Komuna e Gjilanit me 27 raste, Komuna e Prizrenit 22, Komuna e Fushë Kosovës 11, Komuna e Lipjanit 9, Komuna e Gjakovës 8, Komuna e Skënderajt 7, Komuna e Pejës 5, Komuna e Rahovecit 5, Komuna e Vushtrrisë 4, Komuna e Vitisë 4, Komuna e Klinës 4, Komuna e Kamenicës 4, Komuna e Mitrovicës 3, Komuna e Obiliqit 3, Komuna e Podujevës 3, Komuna e Drenasit 2, Komuna e Kllokotit 2, ndërsa me nga një rast janë komunat: Deçan, Dragash, Kaçanik, Ferizaj, Graçanicë, Malishevë dhe Shtime.

IKSHPK-ja po ashtu njoftoi se të enjten janë shëruar 32 pacientë, me të cilët numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 2,095.

Në Kosovë, që nga paraqitja e rasteve të para me koronavirus më 13 mars, janë konfirmuar gjithsej 4,307 raste pozitive.

Në total, sipas IKSHPK-së, janë kryer 26,916 teste.

Të tjera në këtë temë:

XS
SM
MD
LG