Ndërlidhjet

FBI nis të hetojë sulmin e hakerëve në Twitter


Ilustrim
Ilustrim

Byroja Federale e Hetimeve në SHBA (FBI) nisi hetimet e një sulmi të hakerëve në platformën sociale Twitter.

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, miliarderët Elon Musk, Jeff Bezos dhe Bill Gates janë në mesin e shumë figurave të shquara amerikane, që hakerët ua kanë sulmuar llogaritë në Twitter, këtë javë.

Duket se sulmi ka pasur të bëjë me një skemë të monedhës digjitale Bitcoin.

"Llogaritë duket se janë komprometuar për të bërë një mashtrim me monedha digjitale”, tha FBI përmes një deklarate dhe i bëri thirrje publikut që të jetë vigjilent.

Mesazhet e hakerëve u bënin thirrje përdoruesve të tjerë në rrjetin social që të dërgojnë monedha Bitcoin, duke përdorur një vegëz.

Twitter i hoqi shpejt mesazhet e tilla dhe tha se sulmi ka qenë “i koordinuar”.

Megjithatë, kuletat e Bitcoinit, të lidhura me postimet mashtruese, thuhet se kanë marrë më shumë se 100,000 dollarë të monedhës digjitale, mbrëmjen e 15 korrikut.

Komiteti i Tregtisë i Senatit të Shteteve të Bashkuara kërkoi që Twitter të raportojë për incidentin e së mërkurës më 23 korrik.

Për më shumë lexoni këtu.

XS
SM
MD
LG