Ndërlidhjet

Kimikatet që shpërthyen në Bejrut ishin konfiskuar nga anija e një biznesmeni rus

Porti i Bejrutit pas shpërthimit masiv.
Porti i Bejrutit pas shpërthimit masiv.

Mediat raportojnë se kimikatet që shpërthyen në një depo në Bejrut, duke shkaktuar së paku 100 viktima, janë dërguar atje vite më parë nga një anije mallrash, që ishte konfiskuar, dhe e cila ishte në pronësi të biznesmenit rus, Igor Grechushkin.

Ai është një biznesmen nga qyteti siberian i Khabarovsk, por aktualisht jeton në Qipro.

Ministri i Brendshëm i Libanit, Mohamed Fahmi, i tha një stacioni televiziv lokal se incidenti që vrau më shumë se 100 njerëz dhe plagosi mijëra të tjerë, u shkaktua nga shpërthimi i më shumë se 2,700 tonë nitrat i amonit.

Fahmi tha se kimikatet ishin ruajtur në depo, pasi ishin konfiskuar nga një anije mallrash më 2014.

Materiali ishte ruajtur pa masa të sigurisë.

Shkatërrim në Bejrut pas shpërthimit të fuqishëm

Një helikopter shuan zjarrin, pas shpërthimit të fuqishëm që goditi kryeqytetin e Libanit, Bejrutin më 4 gusht. Autoritetet kanë raportuar për së paku 100 persona të vrarë.

1/10 Një helikopter shuan zjarrin, pas shpërthimit të fuqishëm që goditi kryeqytetin e Libanit, Bejrutin më 4 gusht. Autoritetet kanë raportuar për së paku 100 persona të vrarë.

Së paku 100 persona janë vrarë dhe mbi 4 mijë të tjerë janë plagosur pas shpërthimit masiv në zonën e portit në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Shpërthimi masiv ka shkaktuar dëme të shumta materiale në këtë qytet. Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin.
Një burrë në Bejrut ndihmon një person që u plagos nga shpërthimi që goditi në zonën e portit të këtij qyteti.

2/10 Një burrë në Bejrut ndihmon një person që u plagos nga shpërthimi që goditi në zonën e portit të këtij qyteti.

Së paku 100 persona janë vrarë dhe mbi 4 mijë të tjerë janë plagosur pas shpërthimit masiv në zonën e portit në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Shpërthimi masiv ka shkaktuar dëme të shumta materiale në këtë qytet. Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin.
Kjo fotografi është bërë me dron më 5 gusht dhe tregon shkatërrimin që është shkaktuar në zonën e portit në Bejrut, pas shpëthimit të fuqishëm më 4 gusht.

3/10 Kjo fotografi është bërë me dron më 5 gusht dhe tregon shkatërrimin që është shkaktuar në zonën e portit në Bejrut, pas shpëthimit të fuqishëm më 4 gusht.

Së paku 100 persona janë vrarë dhe mbi 4 mijë të tjerë janë plagosur pas shpërthimit masiv në zonën e portit në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Shpërthimi masiv ka shkaktuar dëme të shumta materiale në këtë qytet. Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin.
Njerëzit në Bejrut duke ndihmuar të plagosurit nga shpërthimi i fuqishëm. Autoritetet shëndetësore thanë se kanë frikë se numri i viktimave do të rritet.

4/10 Njerëzit në Bejrut duke ndihmuar të plagosurit nga shpërthimi i fuqishëm. Autoritetet shëndetësore thanë se kanë frikë se numri i viktimave do të rritet.

Së paku 100 persona janë vrarë dhe mbi 4 mijë të tjerë janë plagosur pas shpërthimit masiv në zonën e portit në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Shpërthimi masiv ka shkaktuar dëme të shumta materiale në këtë qytet. Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin.
Kështu duket zona afër portit të Bejrutit, ku ndodhi shkatërrimi. Ndërtesa të shumta janë shkatërruar tërësisht, ndërsa shpërthimi, thuhet se është ndjerë në tërë kryeqytetin libanez.
5/10 Kështu duket zona afër portit të Bejrutit, ku ndodhi shkatërrimi. Ndërtesa të shumta janë shkatërruar tërësisht, ndërsa shpërthimi, thuhet se është ndjerë në tërë kryeqytetin libanez.
Së paku 100 persona janë vrarë dhe mbi 4 mijë të tjerë janë plagosur pas shpërthimit masiv në zonën e portit në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Shpërthimi masiv ka shkaktuar dëme të shumta materiale në këtë qytet. Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin.
Njerëz të plagosur, duke u larguar nga zonat që u goditën nga shpërthimi masiv në Liban.

6/10 Njerëz të plagosur, duke u larguar nga zonat që u goditën nga shpërthimi masiv në Liban.

Së paku 100 persona janë vrarë dhe mbi 4 mijë të tjerë janë plagosur pas shpërthimit masiv në zonën e portit në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Shpërthimi masiv ka shkaktuar dëme të shumta materiale në këtë qytet. Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin.
Zjarri dhe tymi i zi del nga një ndërtesë, në zonën e portit të Bejrutit, ku ndodhi shpërthimi.
7/10 Zjarri dhe tymi i zi del nga një ndërtesë, në zonën e portit të Bejrutit, ku ndodhi shpërthimi.
Së paku 100 persona janë vrarë dhe mbi 4 mijë të tjerë janë plagosur pas shpërthimit masiv në zonën e portit në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Shpërthimi masiv ka shkaktuar dëme të shumta materiale në këtë qytet. Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin.
Një grua mban në duar një fëmijë teksa largohet nga një zonë e shkatërruar në Bejrut.
8/10 Një grua mban në duar një fëmijë teksa largohet nga një zonë e shkatërruar në Bejrut.
Së paku 100 persona janë vrarë dhe mbi 4 mijë të tjerë janë plagosur pas shpërthimit masiv në zonën e portit në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Shpërthimi masiv ka shkaktuar dëme të shumta materiale në këtë qytet. Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin.
Një burrë qëndron në gërmadhat e ndërtesave të shkatërruara në Bejrut.
9/10 Një burrë qëndron në gërmadhat e ndërtesave të shkatërruara në Bejrut.
Së paku 100 persona janë vrarë dhe mbi 4 mijë të tjerë janë plagosur pas shpërthimit masiv në zonën e portit në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Shpërthimi masiv ka shkaktuar dëme të shumta materiale në këtë qytet. Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin.
Autoritetet në Liban kanë shpallur ditë zie pas ngjarjes më 4 gusht në Bejrut.
10/10 Autoritetet në Liban kanë shpallur ditë zie pas ngjarjes më 4 gusht në Bejrut.
Së paku 100 persona janë vrarë dhe mbi 4 mijë të tjerë janë plagosur pas shpërthimit masiv në zonën e portit në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Shpërthimi masiv ka shkaktuar dëme të shumta materiale në këtë qytet. Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin.
Previous slide
Next slide

Anija “MV Rhosus” ishte konfiskuar nga autoritetet libaneze, me një urdhër nga inspektorët lokalë në Bejrut, pasi ajo kishte hyrë në port, për shkak të problemeve teknike.

Associated Press raporton se MV Rhosus po transportonte nitrat amoni nga porti i Gjeorgjisë në Detin e Zi në Mozambik dhe rrugës kishte probleme teknike që e detyruan atë të ndalet në Bejrut.

Raportet e mediave në Rusi dhe Moldavi më 5 gusht thanë që MV Rhosus kishte lundruar nën flamurin e Moldavisë kur arriti në Bejrut.

Shpërthimi vjen në një kohë të ndjeshme për Libanin. Vendi po përballet me një krizë ekonomike, pandeminë e koronavirusit dhe demostrata masive kundër varfërisë. Tensionet janë gjithashtu të larta pasi të premten, një gjykatë e Kombeve të Bashkuara, pritet të nxjerrë aktgjykimin e saj ndaj katër të dyshuarve për vrasjen me makinë bombë të ish-kryeministrit, Rafik Hariri.

Ai ishte vrarë më 2005.

Të katër të dyshuarit janë anëtarë të grupit Hezbollah, që ka mbështetjen e Iranit, i cili vazhdimisht ka mohuar çdo rol në vdekjen e Haririt.

XS
SM
MD
LG