Ndërlidhjet

Protesta masive në Bjellorusi, Rusia i ofron ndihmë ushtarake Lukashenkas


Pamje nga protestat e 16 gushtit në Bjellorusi.
Pamje nga protestat e 16 gushtit në Bjellorusi.

Mijëra qytetarë bjellorusë brohoritën "Lëre pushtetin!" të dielën në qendër të Minskut, në protestën më të madhe të deritanishme kundër rizgjedhjes së Alyaksandr Lukashenkas për president.

Në protesta nuk është vërejtur prani e madhe e policisë, e cila është mbajtur në ditën kur Rusia njoftoi se nëse është e nevojshme, ka gatishmëri t'i ofrojë ndihmë ushtarake Lukashenkas, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Tubime masive u mbajtën për tetë ditë me radhë në qytete të tjera të mëdha në Bjellorusi, shkruan AFP, duke cituar raportet e mediave lokale.

Dhjetëra protestues janë parë duke mbajtur lule dhe balona ndërsa marshonin drejt Sheshit Qendror të Pavarësisë në Minsk në një shëtitje të quajtur "Marshi Kombëtar i Paqes".

Disa prej tyre bartnin pankarta me mbishkrimet "Ne jemi kundër dhunës" dhe "Lukashenka duhet të përgjigjet për torturat dhe të vdekurit", raporton AFP.

Protesta paqësore në Minsk kundër zgjedhjeve presidenciale
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:10 0:00

Të paktën dy njerëz janë varë dhe qindra të tjerë janë plagosur në një operacion policor për të shtypur protestat që kanë filluar në Bjellorusi pas zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 9 gusht.

Rreth rreth 7,000 persona kanë qenë pjesë e protestave.

Lukashenko: Unë nuk do ta dorëzoj tokën as i vdekur

Para fillimit të protestës, Lukashenka iu drejtua përkrahësve në tubimin që u mbajt të dielën në të njëjtin vend, në Sheshin e Pavarësisë në Minsk. Ai tha se "as i vdekur nuk do t'ua dorëzojnë vendin" kundërshtarëve, raporton agjencia e lajmeve Interfax.

Ai tha se tanket dhe aeroplanët e NATO-s janë të vendosur 15 minuta larg kufirit të Bjellorusisë, dhe se vendet fqinje i kanë kërkuar Bjellorusinë të mbajë zgjedhje të reja, të cilat, siç deklaroi ai, nuk ka pranuar t’i organizojë. NATO ka hedhur poshtë pretendimet e Lukashenkas për çdo armatim të trupave në Evropën Lindore.

Mbështetja ushtarake e Rusisë

Lukashenka gjithashtu u tha mbështetësve që presidenti rus Vladimir Putin, i tha atij në një bisedë telefonike të dielën se vendi i tij është i gatshëm të sigurojë ndihmë për Bjellorusinë në kuadër të paktit ushtarak. Siç raportoi Kremlini, Putini i ka thënë Lukashenkas se Rusia, nëse është e nevojshme, është "e gatshme për të ndihmuar Bjellorusinë në përputhje me Organizatën e Traktatit të Sigurisë Kolektive".

Dy liderët folën të dielën për herë të dytë brenda disa ditësh dhe Kremlini përsëriti të njëjtën deklaratë se mbi Bjellorusinë po ushtrohej presion i jashtëm, ndonëse nuk e ka përmendur nga ana e kujt.

Në Bjellorusi po mbahen demonstratat pas zgjedhjeve të diskutueshme në të cilat, sipas Komisionit Zgjedhor, Llukashenka fitoi mandatin e gjashtë presidencial.

Demonstruesit kërkojnë largimin e tij pas 26 vjetësh në pushtet.

Ata e akuzojnë presidentin bjellorus për manipulim të zgjedhjeve.

Në përpjekje për të lehtësuar pakënaqësinë e njerëzve pas aksionit policor kur të paktën dy njerëz u vranë dhe disa qindra u plagosën, autoritetet liruan të paktën dy mijë të arrestuar.

Shumë prej të burgosurve të liruar dhanë "dëshmi të frikshme" për torturat dhe kërcënimet për përdhunim, gjë që, sipas organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International, sugjeron që bëhet fjalë për "torturë masive".

Rivale kryesore e opozitës së Lukashenkas, Svetlana Tikhanovskaya, e cila u strehua në Lituani pas zgjedhjeve, u bëri thirrje autoriteteve që t’i japin fund dhunës dhe të nisin dialogun me qytetarët.

Në mbledhjen e 14 gushtit, ministrat e Bashkimit Evropian paralajmëruan vendosjen e sanksioneve kundër Bjellorusisë.

XS
SM
MD
LG