Ndërlidhjet

Hoti dhe Ramosaj u pajtuan që të pezullohen punimet në rrugën Deçan-Plavë


Një shenjë në afërsi të Manastirit të Deçanit, që paralajmëron punimet në rrugë.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, gjatë një takimi të zhvilluar të mërkurën, janë pajtuar “që të pezullohen punimet në rrugën R108, e cila përshkon një pjesë të zonës së mbrojtur pranë Manastirit të Deçanit”.

“Kryeministri Hoti ritheksoi se duhet të respektohet legjislacioni në fuqi i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, por, po ashtu, duhet të kihet parasysh edhe rëndësia e kësaj rruge për ekonominë dhe cilësinë e jetës së banorëve të Komunës së Deçanit dhe më gjerë”, thuhet në një njoftim të zyrës së kryeministrit.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, më 16 gusht kishte kërkuar që të ndalen punimet në ndërtimin e rrugës.

Reagimi i kryeministrit, erdhi një ditë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bëri të ditur se Beogradi do të kërkojë "pezullim urgjent dhe të përhershëm të punimeve të ndërtimit në zonën e mbrojtur të Manastirit të Deçanit" nga përfaqësuesit e Prishtinës dhe ndërmjetësuesit evropianë në takimin e ardhshëm në Bruksel.

Igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq deklaroi për Radion Evropa e Lirë se ndërtimi i rrugës Deçan – Plavë është i ndaluar me ligjet e Kosovës dhe rikujtoi se zgjidhja e këtij problemi është gjetur më 2014, kur kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi – aktualisht president i Kosovës – vendosi që ta devijojë këtë rrugë, në mënyrë që të mos kalonte përmes zonës së mbrojtur.

Rruga Deçan – Plavë, mes politikës dhe shkeljeve ligjore
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:04:18 0:00

Në vitin 2008, Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për zona të veçanta të Mbrojtura, i cili duhet të sigurojë mbrojtjen e manastireve ortodokse serbe, kishave, vendeve të tjera fetare, si dhe vendeve historike dhe kulturore të një rëndësie të veçantë për komunitetin serb si dhe për komunitetet tjera në Republikën e Kosovës. Manastiri i Deçanit është njëra nga zonat e mbrojtura, sipas këtij ligji.

Sipas ligjit, në këto zona janë të ndaluara aktivitetet të ndryshme, si: ndërtimet apo zhvillimet industriale, të tilla si eksplorimi dhe shfrytëzimi i burimeve minerale dhe ndërtimi i digave, centraleve elektrike apo linjave të tensionit, furrave dhe fabrikave dhe rrugëve transite në zonat rurale; dhe ndërtimet apo zhvillimet që çojnë në shpyllëzimin apo ndotjen e mjedisit.

XS
SM
MD
LG