Biden pranon nominimin presidencial të Partisë Demokratike
Ish-zëvendëspresidenti Joe Biden ka pranuar edhe zyrtarisht nominimin e tij nga Partia Demokratike si kandidat që do të përballet me presidentin aktual, Donald Trump, në zgjedhjet presidenciale në nëntor. Në fjalimin e tij më 20 gusht ai foli kryesisht se si duhet bashkuar vendi në luftën kundër koronavirusit, si dhe rënien e madhe ekonomike që ka ardhur si pasojë e pandemisë. Fjalimi i tij përmbante pak detaje sa i përket politikës së jashtme, mirëpo ai tha se ai do të qëndrojë afër aleatëve dhe shtoi se “ditët e ledhatimit për diktatorët tashmë kanë mbaruar”.
Përmbajtja
-
17 tetor 2026A po përgatitet Rusia ta sulmojë Baltikun?
-
16 tetor 2026"Të fortët" e Ballkanit: Pse nuk lëkunden lehtë?
-
15 tetor 2026"Flamuri në Prizren", votat në Serbi
-
14 tetor 2026Radio Policia: Pse po kritikohet?