Ndërlidhjet

Maqedonia e Veriut shënon ulje të numrit të të sëmurëve me COVID-19


Pamje nga Shkupi.
Pamje nga Shkupi.

Maqedonia e Veriut të hënën ka regjistruar katër persona të vdekur dhe 78 të tjerë të infektuar me koronavirusin e ri, nga testimi i 860 mostrave, shifër kjo më e ulta që nga 4 gushti kur ishin regjistruar 75 raste.

Viktimat janë dy nga Gostivari të moshës 71 dhe 82 vjeç, një nga Tetova i moshës 73 vjeç dhe nga tjetër nga Kumanova, 68 vjeç.

Sa i përket të infektuarve, 28 janë nga Shkupi ndërsa numër më i vogël se dhjetë është regjistruar në 16 qytete tjera. Numri i të shëruarve në 24 orët është fundit është 40.

Nga 138,325 teste të bëra që nga paraqitja e rastit të parë, me COVID-19, sëmundja që shkakton koronavirusi, janë diagnostikuar 13,673 raste, prej tyre 10,150 janë shëruar, 568 kanë vdekur ndërsa 2,995 ende janë aktivë.

Drejtuesit e institucioneve mjekësore kanë thënë se shifrat janë shpresëdhënëse dhe dëshmi se vendi ka kapacitet për përballje me pandeminë.

"Vetëm së bashku mund ta luftojmë pandeminë" COVID-19 me të cilën po përballemi me sukses. Institucionet po u përmbahen të gjitha protokolleve dhe rekomandimeve të përcaktuara për të mbrojtur shëndetin tonë dhe shëndetin e të gjithëve përreth nesh, por këtë duhet ta bëjë çdonjëri prej nesh. Ne mund të mos jemi të vetëdijshëm se jemi të infektuar, dhe të mbajmë maskën është mënyra më e thjeshtë për të parandaluar dhe përhapur virusin”, ka deklaruar Kosta Kapsarov, mjek në Klinikën Infektive në Shkup.

Për shkak të mosrespektimit të vendimit për mbajtjen e maskës, Ministria e Punëve të Brendshme, në 24 orët e fundit ka shqiptuar 459 gjoba.

XS
SM
MD
LG