Ndërlidhjet

Hyseni: Ka përafrim të qëndrimeve që çojnë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke


Skender Hyseni, foto nga arkivi
Skender Hyseni, foto nga arkivi

Koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, ka bërë të ditur nga Brukseli të dielën, se ka përafrim të qëndrimeve të palës serbe dhe asaj kosovare për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke.

“Jemi afër, sot kanë qenë pak konstruktive këmbimet, qëndrimet, mendimet dhe sidoqoftë ka mbetur shumëçka për të rrumbullakuar nesër në nivel të lartë. Sonte do të diskutojmë edhe veç e veç çështjet që kanë mbetur më kontestuese. Ka përafrim të dukshëm të qëndrimeve për ato që po i quaj elemente të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke”, tha Hyseni.

I pyetur nga gazetarët se a ka optimizëm që deri nesër në takimet e liderëve te vjen deri tek përmbyllja e çështjeve që ka të bëjë më të zhdukurit, të zhvendosurve dhe bashkëpunimin ekonomik, Hyseni tha se ka përafrim dhe se sipas tij, nuk bëhet fjalë për marrëveshje të veçantë, janë zotime parimore që këtyre temave t'i qasen në një ambient mirëbesimi pas nënshkrimit të marrëveshjes gjithëpërfshirëse.

“Në takimin e parë në nivel të lartë ka pasur ka pasur një dakordim që të trajtohen pretendimet financiare nga të dyja palët, ndërkaq për asociacionin ne nuk jemi në dijeni, por ky është një tip dialogu që nuk paragjykon apo nuk parapërjashton mundësinë që secila palë të nxjerr një temë në tavolinë dhe ne jemi të gatshëm të trajtojmë çfarëdo teme që del në tavolinë", tha ai.

Më 7 shtator, në selinë e BE-së, do të mbahet një raund i ri dialogu në nivelin më të lartë politik ku do të marrin pjesë presidenti serb Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Ky takim vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekonomik më 4 shtator në Uashington nga të dyja palët.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rinisi në Bruksel më 16 korrik.

Në takimet e zhvilluara së fundi në Bruksel, është diskutuar për të zhvendosurit, të pagjeturit dhe bashkëpunimin ekonomik.

XS
SM
MD
LG