Ndërlidhjet

Lajme

Vendet evropiane po përballen me rritje të rasteve me COVID-19

Foto ilustrim.
Foto ilustrim.

Republika Çeke raportoi një rekord prej 5,335 rastesh të reja me koronavirus, derisa Gjermania shënoi më shumë se 4,058 raste, thanë zyrtarët shëndetësorë qeveritarë në këto dy vende të Bashkimit Evropian.

Disa vende tjera evropiane kanë shprehur shqetësime për rritjen e rasteve të reja me COVID-19.

Republikën Çeke me 10.7 milionë banorë, ka regjistruar një rritje të shpejt të shifrave të të infektuarve në dy javët e fundit.

Gjermania paralajmëroi se vendi mund të humbasë kontrollin ndaj pandemisë pasi shifra e 8 tetorit është gati dyfish më e lartë se ajo e një dite më parë.

Në kulmin e pandemisë në fund të marsit dhe fillim të prillit, Gjermania shënonte më shumë se 6.000 raste të reja në ditë. Më pas numri i rasteve të reja filloi të shënojë ulje të ndjeshme. Por, situata ndryshoi përsëri në korrik.

Numri i të vdekurve në Republikën Çeke u rrit në 829 më 7 Tetor, ndërsa Gjermania arriti në shifrën 9,571.

Qentë në kërkim të koronavirusit

Një punonjëse e kompanisë ajrore, Aerofol, mban në duar një qenush, i cili ka nisur trajnimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Sheremetyevo, për të detektuar personat që janë të sëmurë me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi i ri. 2 tetor, 2020.
1/14 Një punonjëse e kompanisë ajrore, Aerofol, mban në duar një qenush, i cili ka nisur trajnimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Sheremetyevo, për të detektuar personat që janë të sëmurë me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi i ri. 2 tetor, 2020.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Një punëtore në Aeroportin Sheremetyevo trajnon një qen për të detektuar praninë e koronavirusit te pasagjerët që përdorin këtë aeroport. 2 tetor, 2020.<br />
&nbsp;
2/14 Një punëtore në Aeroportin Sheremetyevo trajnon një qen për të detektuar praninë e koronavirusit te pasagjerët që përdorin këtë aeroport. 2 tetor, 2020.
 
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Qeni i quajtur Valo (majtas) dhe E.T (djathtas) që janë të trajnuar për të detektuar konornavirusin te pasagjerët, qëndrojnë pranë trajnerëve të tyre në Aerportin e Helsinkit. Këta qen, operojnë në kuadër të organizatës finlandeze &lsquo;Hundë e Mençur&rsquo;. Pasagjerët që vijnë në aeroport, pasi të kenë kaluar kontrollet nëpër skanerë, japin një mostër nga lëkura e tyre dhe më pas atë mostër e nuhasin qentë, për të parë nëse pasagjeri është i infektuar me koronavirus. I gjithë ky proces zgjat më pak se një minutë thotë Anna Heilm- Bjoerkman, përgjegjëse për ekipin e qenve nuhatës për koronavirus, që janë pjesë e një projekti të Universitetit të Helsinkit.
3/14 Qeni i quajtur Valo (majtas) dhe E.T (djathtas) që janë të trajnuar për të detektuar konornavirusin te pasagjerët, qëndrojnë pranë trajnerëve të tyre në Aerportin e Helsinkit. Këta qen, operojnë në kuadër të organizatës finlandeze ‘Hundë e Mençur’. Pasagjerët që vijnë në aeroport, pasi të kenë kaluar kontrollet nëpër skanerë, japin një mostër nga lëkura e tyre dhe më pas atë mostër e nuhasin qentë, për të parë nëse pasagjeri është i infektuar me koronavirus. I gjithë ky proces zgjat më pak se një minutë thotë Anna Heilm- Bjoerkman, përgjegjëse për ekipin e qenve nuhatës për koronavirus, që janë pjesë e një projekti të Universitetit të Helsinkit.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Qeni i quajtur Miina duke u trajnuar në Aeroportin e Helsinikit, për të detektuar mostrat e pasagjerëve që janë të infektuar me koronavirus. Helsinki, 15 shtator, 2020.<br />
&nbsp;
4/14 Qeni i quajtur Miina duke u trajnuar në Aeroportin e Helsinikit, për të detektuar mostrat e pasagjerëve që janë të infektuar me koronavirus. Helsinki, 15 shtator, 2020.
 
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Duke udhëtuar nga Riga për në Helsiniki, Juha Turku (majtas) u bë pasagjeri i parë që u testua për koronavirus nga Sussanna Paavilainen (djathtas) dhe qeni i saj Kossi. Finlandë, 23 shtator 2020.
5/14 Duke udhëtuar nga Riga për në Helsiniki, Juha Turku (majtas) u bë pasagjeri i parë që u testua për koronavirus nga Sussanna Paavilainen (djathtas) dhe qeni i saj Kossi. Finlandë, 23 shtator 2020.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Një mostër e një udhëtari vendoset në një dhomë të veçantë, ku qentë më pas e nuhasin për të konfirmuar nëse ka prezencë të koronavirusit të ri apo jo. Finlandë, 23 shtator, 2020.&nbsp;
6/14 Një mostër e një udhëtari vendoset në një dhomë të veçantë, ku qentë më pas e nuhasin për të konfirmuar nëse ka prezencë të koronavirusit të ri apo jo. Finlandë, 23 shtator, 2020. 
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Një qen duke u trajnuar për detektimin e koronavirusit në Ulmen të Gjermanisë. 24 korrik, 2020.
7/14 Një qen duke u trajnuar për detektimin e koronavirusit në Ulmen të Gjermanisë. 24 korrik, 2020.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Një qen në Shkollën për Qentë në Ulmen që është i trajnuar për të detektuar bombat po ashtu është trajnuar edhe për koronavirus.Gjermani, 24 korrik, 2020.
8/14 Një qen në Shkollën për Qentë në Ulmen që është i trajnuar për të detektuar bombat po ashtu është trajnuar edhe për koronavirus.Gjermani, 24 korrik, 2020.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Qeni i quajtur Joe, së bashku me trajnerin e tij, stërviten në Shkollën për Qentë në Ulmen të Gjermanisë. Joe, është në mesin e shumë qenve në Gjermani, që po trajnohen për të detektuar personat që kanë COVID-19.
9/14 Qeni i quajtur Joe, së bashku me trajnerin e tij, stërviten në Shkollën për Qentë në Ulmen të Gjermanisë. Joe, është në mesin e shumë qenve në Gjermani, që po trajnohen për të detektuar personat që kanë COVID-19.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Karabinierët nga Kili, gjatë një konference për media, kanë prezantuar dy qen të trajnuar për të detektuar koronavirusin. Qentë kanë shqisën e nuhatjes shumë të avancuar, andaj shpesh përdoren nga forcat e rendit për të gjetur drogë, para apo edhe mjete shpërthyese. Tani, Kili ka vendosur që qentë të nuhasin persona të ndryshëm, për të gjetur nëse ata kanë COVID-19.
10/14 Karabinierët nga Kili, gjatë një konference për media, kanë prezantuar dy qen të trajnuar për të detektuar koronavirusin. Qentë kanë shqisën e nuhatjes shumë të avancuar, andaj shpesh përdoren nga forcat e rendit për të gjetur drogë, para apo edhe mjete shpërthyese. Tani, Kili ka vendosur që qentë të nuhasin persona të ndryshëm, për të gjetur nëse ata kanë COVID-19.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Një qen në Kili, i trajnuar për të gjetur nëse një person ka koronavirus. Këtë, ai mund ta bëjë vetëm duke nuhatur personat. Santiago, Kili, 15 korrik, 2020.
11/14 Një qen në Kili, i trajnuar për të gjetur nëse një person ka koronavirus. Këtë, ai mund ta bëjë vetëm duke nuhatur personat. Santiago, Kili, 15 korrik, 2020.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Mostra të marra nga disa persona me koronavirus. Me to, qentë në Paris të Francës, trajnohen që të detektojnë praninë e këtij virusi.
12/14 Mostra të marra nga disa persona me koronavirus. Me to, qentë në Paris të Francës, trajnohen që të detektojnë praninë e këtij virusi.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Një polic e zhyt një copë pëlhure në mostrat e marra nga pacientët me COVID-19. Kjo pëlhurë më pas nuhatet nga qentë, me qëllim që të trajnohen për të zbuluar virusin te pacientët. Paris, 13 maj, 2020.
13/14 Një polic e zhyt një copë pëlhure në mostrat e marra nga pacientët me COVID-19. Kjo pëlhurë më pas nuhatet nga qentë, me qëllim që të trajnohen për të zbuluar virusin te pacientët. Paris, 13 maj, 2020.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Foto e një qeni që ka marr pjesë në trajnimet për të zbuluar koronavirusin në Paris të Francës. 13 maj, 2020.<br />
&nbsp;
14/14 Foto e një qeni që ka marr pjesë në trajnimet për të zbuluar koronavirusin në Paris të Francës. 13 maj, 2020.
 
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Previous slide
Next slide

Italia, e cila po ndërmerr hapa për të mbajtur situatën nën kontroll, vendosi masën e mbajtjes së maskës në ambient të hapur dhe gjoba deri në 1,000 euro për shkelësit e këtij rregulli.

Vendi, i cili u godit rëndë në fillim të pandemisë, po përballet me një rritje të vazhdueshme të numrit të të infektuarve që nga fillimi i gushtit, por shkalla e përgjithshme është aktualisht ndër më të ultat në Evropë.

​
XS
SM
MD
LG