Ndërlidhjet

Lajme

Macron pas sulmit në Nicë: E gjithë Franca u sulmua

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron, është zotuar se Franca nuk do të heqë dorë nga "vlerat e saj" dhe gjithashtu u bëri thirrje njerëzve të të gjitha feve të mos "dorëzohen në frymën e përçarjes" pas sulmit në qytetin jugor të Nicës.

Macron tha se e gjithë Franca është sulmuar, duke shtuar se ai do të vendosë mijëra trupa të tjerë për të mbrojtur vendet kryesore, të tilla si vendet e kultit dhe shkollat.

Macron tha se Franca ishte e ekspozuar ndaj një sulmi terrorist islamik.

"Franca u sulmua për shkak të vlerave tona, për shkak të ndjenjës sonë të lirisë, për shkak të aftësisë sonë për të pasur liri të besimit në tokën tonë, sepse nuk i nënshtrohemi asnjë terrori. Më lejoni ta them këtë shumë qartë: kurrë nuk do të dorëzohemi", tha Macron.

Ai i bëri komentet pasi tre persona kanë vdekur nga një sulm me thikë në qytetin francez, Nicë, ka thënë policia.

I dyshuari është ndaluar pak pas sulmit. Burimet e policisë e emëruan të dyshuarin si Brahim Aioussaoi, një tunizian 21-vjeçar i cili arriti me anije në ishullin italian të Lampedusas në shtator. Ai u vendos në karantinë për koronavirus atje para se të lirohej dhe iu tha të largohej nga Italia. Ai arriti në Francë më parë këtë muaj.

Kryetari i Nicës, Christian Estrosi ka thënë se gjithçka çon drejt “sulmit terrorist në zemër të bazilikës Notre-Dame”.

“Më duhet ta them se Nica – ashtu sikurse e gjithë Franca, por ndoshta më shumë sesa vendet tjera në Francë – sot po paguan një çmim tepër të lartë, duke u bërë edhe një herë viktimë e ‘islamo-fashizmit’”, ka thënë ai para gazetarëve.

Estrosi ka thënë edhe se i dyshuari i sulmit, ka bërtitur "Allahu Akbar" (Zoti është më i madhi) edhe pasi është arrestuar nga policia, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

Prokurorët francezë kundër-terrorizmit kanë nisur hetimet për vrasje.

Estrosi ka thënë se një nga të vdekurit ka qenë kujdestar në bazilikë.

Kryeministri francez, Jean Castex ka njoftuar se Franca ka rritur alarmin e sigurisë për territorin francez në nivelin më të lartë.

Rrugët e Nicës pas sulmit

Një grua është mbështetur në një makinë të policisë pranë vendit të sulmit.
1/10 Një grua është mbështetur në një makinë të policisë pranë vendit të sulmit.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Ekipet e forenzikës në vendin e sulmit në bazilikën Notre-Dame.
2/10 Ekipet e forenzikës në vendin e sulmit në bazilikën Notre-Dame.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Tre persona kanë vdekur në një sulm me thikë në qytetin francez, Nicë, ka thënë policia.
3/10 Tre persona kanë vdekur në një sulm me thikë në qytetin francez, Nicë, ka thënë policia.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Pjesëtarët e ekipeve speciale të policisë vëzhgojnë vendin pas sulmit.
4/10 Pjesëtarët e ekipeve speciale të policisë vëzhgojnë vendin pas sulmit.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Policia franceze siguron rajonin ku ka ndodhur sulmi.&nbsp;<br />
&nbsp;
5/10 Policia franceze siguron rajonin ku ka ndodhur sulmi. 
 
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Metodat e këtij sulmi &quot;përkojnë me ato të përdorura në vrasjen e mësuesit Samuel Paty&quot;, tha kryetari i Bashkisë së Nicës, duke iu referuar vrasjes së një mësuesi të historisë që ndodhi dy javë më parë pranë Parisit.
6/10 Metodat e këtij sulmi "përkojnë me ato të përdorura në vrasjen e mësuesit Samuel Paty", tha kryetari i Bashkisë së Nicës, duke iu referuar vrasjes së një mësuesi të historisë që ndodhi dy javë më parë pranë Parisit.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Policia gjithashtu konfirmoi se disa persona janë plagosur.&nbsp;
7/10 Policia gjithashtu konfirmoi se disa persona janë plagosur. 
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Policia siguron ambientet e Kishës në Nicë.&nbsp;
8/10 Policia siguron ambientet e Kishës në Nicë. 
Shfaq më shumë Shfaq më pak
<p>Prokurorët francezë kundër-terrorizmit kanë nisur hetimet për vrasje.</p>
9/10

Prokurorët francezë kundër-terrorizmit kanë nisur hetimet për vrasje.

Shfaq më shumë Shfaq më pak
Në rrugët e Nicës janë shtuar forcat e sigurisë.
10/10 Në rrugët e Nicës janë shtuar forcat e sigurisë.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Previous slide
Next slide
​
XS
SM
MD
LG