Ndërlidhjet

Merkel: Lufta kundër terrorizmit është e përbashkët


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, të martën dënoi sulmin në Vjenë të Austrisë që la katër persona të vrarë dhe 17 të plagosur, duke thënë se "terrori islamik është armiku ynë i përbashkët".

"Lufta kundër këtyre vrasësve dhe atyre që i nxisin - është lufta jonë e përbashkët," shkroi zëdhënësi i Merkelit në Twitter, duke shtuar: "solidaritet" me Austrinë.

Policia austriake po kërkon për të paktën një të dyshuar pas një sulmi të shumëfishtë me armë në kryeqytetin, Vjenë, ku mbetën të vrarë katër persona.

Shtatëmbëdhjetë njerëz të tjerë janë plagosur - disa rëndë - pasi persona të armatosur hapën zjarr në gjashtë vende të ndryshme në qendër të qytetit të hënën në mbrëmje.

Një sulmues u qëllua për vdekje nga policia, thanë zyrtarët, dhe një u arrestua, transmeton BBC.

Ministri i Brendshëm, Karl Nehammer, e përshkroi sulmuesin e vrarë nga policia si një "terrorist islamik".

Në një konferencë për media, ai tha se sulmuesi ishte mbështetës i Shtetit Islamik (IS) dhe se shtëpia e të dyshuarit ishte kontrolluar dhe sekuestruar video-material. Policia tha se ai kishte veshur një rrip shpërthyes të rremë.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka thënë se republika që drejton ai, po kalon nëpër periudhë të vështirë.

“Dua të falënderoj të gjitha shërbimet e emergjencës që rrezikojnë jetën e tyre për sigurinë tonë, sidomos sot. Policia jonë do të marrë masa vendimtare kundër autorëve të këtij sulmi të tmerrshëm terrorist. Ne kurrë nuk do të lejojmë që të trembemi nga terrorizmi"”, ka thënë ai përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

XS
SM
MD
LG