Ndërlidhjet

Kosovë: Bie numri i të infektuarve, ende pa vendim për udhëtimet nga Britania


Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Në Kosovë të hënën janë regjistruar edhe 6 të vdekur nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK), Naser Ramadani, tha në një konferencë për media se rastet e vdekjes janë nga: Prishtina 3 raste, Gjilan 1 rast, Mitrovicë 2 dhe Prizren 1 rast.

Sipas raportit ditor të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, nga testimi i 990 mostrave janë shënuar si të infektuar me koronavirus edhe 264 persona.

Aktualisht raste aktive janë 11.134, ndërsa nga sëmundja janë shëruar 205 pacientë.

Që nga mesi i muajit mars në Kosovë janë regjistruar 49.169 të infektuar me koronavirus, prej të cilëve 1.262 kanë vdekur ndërsa 36.773 janë shëruar.

Varianti i ri i koronavirusit

Pak ditë pasi në disa vende të botës ka nisur vaksinimi kundër koronavirusit Sars-CoV-2, një variant i ri i tij, edhe më përhapës, ka shkaktuar alarm.

Mbretëria e Bashkuar, ku edhe është zbuluar varianti i ri, ka vendosur masa të ashpra izolimi dhe ka lëshuar urdhra për qëndrim në shtëpi, ndërsa shumë vende të tjera, përfshirë Shqipërinë, i kanë ndaluar fluturimet prej atje.

Por, Kosova ende nuk e ka marrë një vendim të tillë.

Drejtori i IKSHPK-s, Naser Ramadani tha "Instituti Kombëtar po bën përpjekje që të nxisë të gjithë qytetarët të testohen për çdo rast të dyshimt, duke njoftuar se laboratori i IKSHPK-së mund të diagnostifikojë versionin e ri të koronavirusit, i cili është përhapur në disa vende evropiane dhe për të cilin janë ngritur shqetësime".

Edhe ministri Zemaj, i cili mori pjesë në konferencën për media, tha se pas informacioneve pr variantin e ri të koronavirusit, menjëherë janë angazhuar kapacitetet në IKSHPK-së për të bërë vlerësimet shkencore për të gjeturat dhe konform tyre do të merren vendimet për kufizime, përfshirë për shtetet veç e veç.

Nuk ka masa të reja

Edhe pse ishte pritur që Kosova të shtojë masat kundër pandemisë para festave të fundvitit, ministri Zemaj nuk njoftoi për ndonjë masë të re, por bëri thirrje që respektimin e masave aktuale si dhe në mbikqyrjen e zbatimit të tyre, sidomos në këtë periudhë kur vendi ballafaqohet me nje fluks të të ardhurve nga diaspora.

Samedin Mehmeti, ushtrues i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të policisë, tha se gjatë vikendit, në vend kanë hyrë deri në 20 mijë qytetarë në ditë, nga pikat kufitare dhe aeroporti i Prishtinës.

XS
SM
MD
LG