Ndërlidhjet

Mbretëria e Bashkuar ashpërson masat kundër COVID-19


Londër, 2 dhjetor, 2020.

Teksa rastet e reja me koronavirusin e ri po rriten, kryeministri britanik, Boris Johson ka njoftuar se nuk do të lejohen tubimet gjatë Festës së Krishtlindjes. Ai po ashtu ka thënë se dyqanet jo-esenciale do të mbyllen në Londër dhe në jug të Anglisë.

Duke folur të shtunën, më 19 dhjetor, Johson tha se Londra dhe zona të tjera në jug të Anglisë do të kenë masa më të ashpra, që nënkupton se do të mbyllen të gjitha dyqanet jo-esenciale, floktaritë dhe shërbimet e tjera jo të domosdoshme.

Johnson tha se rregulli që lejon që gjatë Krishtlindjes anëtarë të familjes të takohen, nuk do të vlejë për Londrën dhe jugun e Britanisë.

Ndërkaq, në pjesën tjetër të Anglisë, qytetarët mund të takohen për Krishtlindje vetëm gjatë një dite, jo siç ishte paraparë nga 23 deri më 27 dhjetor.

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 1,9 milionë raste me koronavirus. Ky shtet është i dyti në Evropë me numrin më të madh të rasteve me fatalitet, përkatësisht 66,600 persona kanë vdekur nga koronavirusi.

XS
SM
MD
LG