Ndërlidhjet

Një shtet në Indi kritikohet për ndalimin e shkollave islamike


Studentët myslimanë marrin pjesë në një mësim joga në një shkollë të Jogas në Ahmedabad, Indi, 18 qershor 2019.

Një shtet në Indi i udhëhequr nga aleatët nacionalistë hindu të kryeministrit, Narendra Modi, ka miratuar një ligj që parasheh mbylljen e të gjitha shkollave islamike. Autoritetet kanë thënë se ato nuk ofrojnë arsim adekuat.

Politikanët e opozitës e kanë kundërshtuar masën, duke thënë se ajo ishte një sulm kundër pakicës myslimane në Indi. Asambleja lokale në shtetin verilindor të Asamit më 30 dhjetor miratoi ligjin, i cili parasheh mbylljen e më shumë se 700 shkollave islamike, ose medreseve, deri në muajin prill.

Ligji thotë se medresetë do të shndërrohen në shkolla të rregullta.

"Ne kemi nevojë për më shumë mjekë, oficerë policie dhe mësues nga komuniteti pakicë mysliman sesa imamë për xhami", tha ministri i Arsimit i Shtetit Himanta Bisua Sarma, një anëtar i partisë nacionaliste Hindu të kryeministrit Modi.

Modi është akuzuar për ndjekjen e një agjende nacionaliste për të margjinalizuar 200 milionë myslimanë të Indisë.

Aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se myslimanët në Indi përballen me rreziqe të dëbimit ose llojeve të tjera të persekutimit sipas një ligji të ri të diskutueshëm të shtetësisë që vlerësohet nga shumë si diskriminues ndaj myslimanëve.

Vitin e kaluar, qeveria e Modit hoqi statusin e saj gjysmë-autonom të Kashmirit, të kontrolluar nga Indianët, një rajon me shumicë myslimane, dhe anuloi kushtetutën e saj të veçantë.

XS
SM
MD
LG