Ndërlidhjet

Biden: Protestat në Kongres, një prej ditëve më të errëta në historinë e SHBA-së

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden.
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden.

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden ka kritikuar të enjten presidentin, Donald Trump, teksa i ka përshkruar protestat e 6 janarit në Kongres si një nga ditët “më të errëta” në historinë amerikane.

Më 6 janar, protestues të dhunshëm, mbështetës të Trumpit, u futën në ndërtesën e Kongresit, ku po mbahej mbledhja e përbashkët për konfirmimin e fitores së Bidenit në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, 2020.

“Ai ndërmori një sulm ndaj institucioneve të demokracisë sonë që prej fillimit”, tha Biden, duke iu referuar presidentit në largim, Trump.

Sulmi në Kongres ishte “një nga ditët më të errëta të historisë sonë si shtet”, shtoi ai.

Një seancë ndryshe e Kongresit

Nënpresidenti i SHBA-së, Mike Pence, lexon certifikimin përfundimtar të votave të Kolegjit Zgjedhor në zgjedhjet presidenciale të nëntorit gjatë një seance të përbashkët të Kongresit gjatë natës, në Kapitol në Uashington, 7 Janar 2021.
1/21 Nënpresidenti i SHBA-së, Mike Pence, lexon certifikimin përfundimtar të votave të Kolegjit Zgjedhor në zgjedhjet presidenciale të nëntorit gjatë një seance të përbashkët të Kongresit gjatë natës, në Kapitol në Uashington, 7 Janar 2021.
Seanca e përbashkët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit. Nënpresidenti amerikan, Mike Pence, dhe kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.
2/21 Seanca e përbashkët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit. Nënpresidenti amerikan, Mike Pence, dhe kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, bën me gjeste pasi Kongresi certifikoi votat e Kolegjit Zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, Uashington 7 janar 2021.
3/21 Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, bën me gjeste pasi Kongresi certifikoi votat e Kolegjit Zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, Uashington 7 janar 2021.
Nënkryetari i SHBA-së, Mike Pence, dhe kryetarja e Dhomës së Përafqësuesve, Nancy Pelosi  qëndrojnë pasi lexuan certifikimin përfundimtar të votave të Kolegjit Zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, gjatë seancës së përbashkët të Kongresit, Uashington, 7 janar 2021.
4/21 Nënkryetari i SHBA-së, Mike Pence, dhe kryetarja e Dhomës së Përafqësuesve, Nancy Pelosi  qëndrojnë pasi lexuan certifikimin përfundimtar të votave të Kolegjit Zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, gjatë seancës së përbashkët të Kongresit, Uashington, 7 janar 2021.
Dokumente të hedhura përtokë brenda ndërtesës së Kongresit në Uashington.
5/21 Dokumente të hedhura përtokë brenda ndërtesës së Kongresit në Uashington.
Mobilje të rrëzuara në një korridor pasi mbështetësit e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, u futën dhunshëm në ndërtesën e Kongresit ku po mbahej një seancë për të certifikuar votat e Kolegjit Zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit 2020, 7 janar 2021.
6/21 Mobilje të rrëzuara në një korridor pasi mbështetësit e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, u futën dhunshëm në ndërtesën e Kongresit ku po mbahej një seancë për të certifikuar votat e Kolegjit Zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit 2020, 7 janar 2021.
Mbështetësit e presidentit aktual, Donald Trump. 
7/21 Mbështetësit e presidentit aktual, Donald Trump. 
Xhama të thyer në dysheme pasi mbështetësit e presidentit aktual, Donald Trump, u futën në ndërtesën e Kongresit në Uashington.
8/21 Xhama të thyer në dysheme pasi mbështetësit e presidentit aktual, Donald Trump, u futën në ndërtesën e Kongresit në Uashington.
Mbeturina të hedhura në dyshemenë e Kongresit, Uashington, 7 janar 2021. 
9/21 Mbeturina të hedhura në dyshemenë e Kongresit, Uashington, 7 janar 2021. 
Një flamur është fotografuar në një kosh plehrash pasi mbështetësit e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, pushtuan ndërtesën e Kongresit në Uashington, 7 Janar 2021.
10/21 Një flamur është fotografuar në një kosh plehrash pasi mbështetësit e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, pushtuan ndërtesën e Kongresit në Uashington, 7 Janar 2021.
Një oficer policie arreston një protestues mbështetës të Trumpit, ndërsa turmat sulmuan ndërtesën e Kongresit, Uashington, janar 2021.
11/21 Një oficer policie arreston një protestues mbështetës të Trumpit, ndërsa turmat sulmuan ndërtesën e Kongresit, Uashington, janar 2021.
Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, gjatë një adresimi pasi protestuesit, mbështetës të Trumpit u mblodhën përreth ndërtesës së Kongresit në Uashington. 
12/21 Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, gjatë një adresimi pasi protestuesit, mbështetës të Trumpit u mblodhën përreth ndërtesës së Kongresit në Uashington. 
Oficerët e policisë mbrohen me mburojat e tyre ndërsa përpiqen t'i mbajnë mbështetësit e Trumpit jashtë ndërtesës së Kongresit gjatë një proteste kundër certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit 2020, Uashington, janar 2021.
13/21 Oficerët e policisë mbrohen me mburojat e tyre ndërsa përpiqen t'i mbajnë mbështetësit e Trumpit jashtë ndërtesës së Kongresit gjatë një proteste kundër certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit 2020, Uashington, janar 2021.
Mbështetësit e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, jashtë dhomave të Senatit pasi shkelën sigurinë e Kongresit, në Uashington, 06 Janar 2021.
14/21 Mbështetësit e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, jashtë dhomave të Senatit pasi shkelën sigurinë e Kongresit, në Uashington, 06 Janar 2021.
Një pamje e një shënimi të lënë nga një mbështetës i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në tryezën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, janar 2021.
15/21 Një pamje e një shënimi të lënë nga një mbështetës i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në tryezën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, janar 2021.
Policia brenda Kongresit drejton tytat e armëve kah protestuesit pranë Dhomës së Përfaqësuesve,  6 Janar 2021, në Uashington.
16/21 Policia brenda Kongresit drejton tytat e armëve kah protestuesit pranë Dhomës së Përfaqësuesve,  6 Janar 2021, në Uashington.
Njerëzit duke u fshehur, ndërsa protestuesit përpiqen të hyjnë në Dhomën e Shtëpisë në Kongresin amerikan, 6 Janar 2021, në Uashington.
17/21 Njerëzit duke u fshehur, ndërsa protestuesit përpiqen të hyjnë në Dhomën e Shtëpisë në Kongresin amerikan, 6 Janar 2021, në Uashington.
Punonjësit e Kongresit mbajnë duart lart ndërsa ekipet e Policisë kryejnë kontrolle, Uashington, 6 Janar 2021.
18/21 Punonjësit e Kongresit mbajnë duart lart ndërsa ekipet e Policisë kryejnë kontrolle, Uashington, 6 Janar 2021.
Një mbështetës i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ulet në një tavolinë pasi u fut me forcë në ndërtesën e Kongresit, më 6 janar 2021, në Uashington.
19/21 Një mbështetës i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ulet në një tavolinë pasi u fut me forcë në ndërtesën e Kongresit, më 6 janar 2021, në Uashington.
Policia evakuon gazetarët dhe anëtarët e stafit të shtypit nga Kongresi, Uashington, 6 Janar 2021.
20/21 Policia evakuon gazetarët dhe anëtarët e stafit të shtypit nga Kongresi, Uashington, 6 Janar 2021.
Mbështetësit e presidentit Donald Trump përballen me policët pasi janë futur dhunshëm në ndërtesën e Kongresit. 
21/21 Mbështetësit e presidentit Donald Trump përballen me policët pasi janë futur dhunshëm në ndërtesën e Kongresit. 
Previous slide
Next slide

Biden po ashtu ka kritikuar autoritetet se u janë përgjigjur më butë protestuesve pro-Trumpit sesa protestuesve kundër racizmit, të cilët vitin e kaluar, gjatë protestave në Uashington, u shpërndan me forcë nga policia.

“Askush nuk mund të thotë se nëse do të kishte qenë grupi i Black Lives Matter (Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi) që protestonin dje .... ata do të ishin trajtuar shumë, shumë më ndryshe sesa turma e banditëve që sulmuan Kongresin. Ne të gjithë e dimë se kjo është e vërtetë dhe është gjë e papranueshme”, tha Biden.

Autoritetet thanë se katër persona vdiqën në ngjarjet e dhunshme në Uashington.

Ndonëse për disa orë Kongresi ndërpreu seancën, punimet vazhduan më vonë, ku Biden u konfirmua si fitues i zgjedhjeve amerikane.

Biden pritet të inaugurohet si president i SHBA-së më 20 janar.

XS
SM
MD
LG