Ndërlidhjet

Haradinaj: Ia uroj fitoren Vetëvendosjes


Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se duke shikuar trendin e votave, mund të konstatojë që Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të parakohshme.

Në një konferencë për media, pas mbylljes së vendvotimeve të dielën, Haradinaj ia uroi fitoren Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ajo që hetohet është një trend i votës në drejtim të Vetëvendosjes. Konstatohet një fitore e Vetëvendosjes në këto zgjedhje. Shfrytëzoj rastin t’i uroj të gjithë partitë, edhe Vetëvendosjes fitoren”, tha ai.

Sa i përket partisë që drejton, Haradinaj tha se kanë fituar diku 10 për qind të votave.

“Ne jemi deklaruar se nuk kemi vija të kuqe, as për Vetëvendosjen as për ndonjë subjekt politik”, tha ai.

Haradinaj, i cili në këto zgjedhje garoi si i nominuar i AAK-së për postin e presidentit tha se për t’u zgjedhur presidenti i ri, duhet vullnet i forcave politike, që të arrijnë votat e mjaftueshme prej dy të tretave.

“Ne jemi deklaruar se nuk kemi vija të kuqe, as për Vetëvendosjen as për ndonjë subjekt politik”, tha Haradinaj kur u pyet për ndonjë koalicion të mundshëm qeverisës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve preliminare, ku sipas të dhënave të para, prin Lëvizja Vetëvendosje.

Të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit kishin 1.794.862 qytetarë.

Dalja në zgjedhje ishte 47 për qind.

Në 38 komunat e Kosovës, qytetarët mundën të votojnë në 888 qendra të votimit, me 2.382 vendvotimet.

Ata mund të votojnë në 888 qendra të votimit, që kanë 2.382 vendvotime në 38 komunat e Kosovës.

Këtë vit, KQZ-ja ka larguar nga lista e votuesve rreth 122.000 persona, të cilët kanë qenë të regjistruar vetëm me dokumente të UNMIK-ut.

Në këto zgjedhjet është thënë se do të lejohet votimi vetëm me dokumente të Kosovës. KQZ-ja po ashtu ka lejuar të votojnë edhe qytetarët, të cilët kanë pasur letërnjoftim me afat të skaduar.

*Për të gjitha zhvillimet rreth zgjedhjeve në Kosovë, mund të informoheni përmes LIVE BLOG-ut tonë.

XS
SM
MD
LG