A do të jetë “pasaporta e vaksinave” hap drejt normalitetit?
Izraeli, Danimarka dhe vendet e tjera janë duke nisur skemat e “pasaportave të vaksinave”, për t’i identifikuar njerëzit që janë vaksinuar kundër koronavirusit dhe për t'iu lejuar atyre liri më të madhe të lëvizjes. Por, një sistem ndërkombëtar për verifikime të tilla është ende larg dhe këto plane nxisin shqetësime mbi pabarazinë. (Përgatitën: Valona Tela, Ibrahim Berisha)
Facebook Forum